LAJMI I FUNDIT:

Kredia për Irlandën kthen besimin në treg

Kredia për Irlandën kthen besimin në treg

Franca dhe Gjermania thanë se kredia në vlerë prej 85 miliardë euro për Irlandën, prej Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të tregohet e mjaftueshme për t’i siguruar përsëri tregjet financiare, të cilat ishin të brengosura për stabilitetin e monedhës së përbashkët evropiane.

Franca dhe Gjermania kanë ekonomitë më të mëdha në mesin e 16 shteteve, që e përbëjnë Eurozonën si dhe përdorin euron si valutë të tyren.

Ministri i buxhetit në Francë, Francois Baroin, tha se të dy vendet janë të vendosura për ta shpëtuar euron dhe nuk do të lejojnë që ajo të jetë peng e tregjeve.

Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, ka bërë thirrje për “pak më tepër qetësi dhe pak më tepër realitet” në tregjet financiare.


Pakoja e shpëtimit e BE-së dhe e FMN-së për Irlandën, ishte pakoja e dytë e miratuar në eurozonë këtë vit. Së pari ishte pakoja për Greqinë, në shumë prej 110 miliardë euro, e miratuar në muajin maj.

Ka shqetësime në rritje se edhe disa vende të tjera të Eurozonës, para se gjithash Portugalia dhe me gjasë Spanja. /Telegrafi/