LAJMI I FUNDIT:

KQZ jep rezultatet zyrtare të balotazhit: PDK merr 14 komuna, LDK 6, AAK 3

KQZ jep rezultatet zyrtare të balotazhit: PDK merr 14 komuna, LDK 6, AAK 3

Është zyrtarizuar sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor rezultatit i balotazhit për kryetar të komunave të Kosovës i mbajtur më 8 dhjetor. Sipas këtij rezultati, PDK, nga gara për 23 komuna, ka marrë 14 sosh, Lidhja Demokratike e Kosovës 6, ndërsa 3 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas shefit të OSB-së në Kosovë, Tim Guldiman, votimet e balotazhit kanë qenë shumë të suksesshme. "Ne në OSBE vetëm e kemi mbështetur këtë operacion. Ky është një sukses për Kosovën dhe gjithë popullin e saj".

Sipas Guldimanit, shkalla e pjesëmarrjes në raundin e dytë ka qenë e mirë. Ai tha se në mbarë botën, raundi i dytë i zgjedhjeve nuk i tërheq aq shumë votuesit sa në raundin e parë. Njëkohësisht, Guldiman ka bërë të ditur se ka një numër të shumë të vogël të votave të pavlefshme, rreth 4.118 (apo 0.98 për qind) dhe kjo tregon se sistemi i përdorur në votimin e 8 dhjetorit është treguari suksesshëm.
Edhe shefi i KQZ- së, Mazllum Baraliu, thotë se të gjitha vendvotimet e anuluara nuk përbëjnë më shumë se një mijë vota dhe nuk ndikojnë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Një grua kërcen nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë, policia e cilëson rastin si shtytje në vetëvrasje

Një grua kërcen nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë, policia e cilëson rastin si shtytje në vetëvrasje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori