LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Kur të kemi datë për zgjedhjet opinioni do të njoftohet, qeveri teknike 100 para zgjedhjeve kuvendare

Kovaçevski: Kur të kemi datë për zgjedhjet opinioni do të njoftohet, qeveri teknike 100 para zgjedhjeve kuvendare

“Kur të arrihet marrëveshje për datën e saktë për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare, opinioni do të njoftohet. Sipas ligjit, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare do të formohet qeveri teknike”.

Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se zgjedhjet patjetër të mbahen, pasi skadon mandati i presidentit dhe mandati i përbërjes kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Se kur do të jenë saktësisht zgjedhjet, publiku do të mund të informohet kur të arrihet një marrëveshje për kohën e saktë në kuadër të Kuvendit. Kuvendi do të duhet ta marrë atë vendim dhe kryetari i Kuvendit do t’i shpallë zgjedhjet”, tha Kovaçevski.


Sipas tij, duhet pasur parasysh se në muajt e pranverës ka edhe festa fetare të cilat qytetarët e vendit i respektojnë.

“Duke marrë parasysh të gjitha këto supozime, do të miratohet një datë, normalisht brenda afateve ligjore, duke qenë se në ligjin tonë ka një detyrim për një qeveri teknike, do të jenë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, siç ka ka qenë deri më tani”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

I pyetur nëse me BDI-në po bisedohet për shkuarje bashkërisht në zgjedhjet presidenciale apo kuvendare, ai u përgjigj se opinioni do të informohet për ecurinë në zgjedhje kur të marrin vendim organet e partive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori