LAJMI I FUNDIT:

Kostoja e jetesës në SHBA,rënia më e madhe në 50 vjet

Kostoja e jetesës në SHBA,rënia më e madhe në 50 vjet

Raporte të reja të publikuara të premten mbi ekonominë amerikane tregojnë se çmimet po bien, besimi i konsumatorëve po rritet dhe sektori industrial po tkurret.

Kostoja e jetesës në Shtetet e Bashkuara gjatë 12 muajve të fundit shënoi rënien më të madhe të regjistruar në gjysmë shekulli.

Raporti që nxori të premten Departamenti i Punës flet për rënien më të madhe vjetore të çmimeve të mallrave për konsum që në vitin 1955.

Me përjashtim të çmimit të karburantit dhe artikujve ushqimorë, që kanë pësuar luhatje të shumta, çmimet e mallrave të tjera janë rritur vetëm 1.9 për qind krahasuar me një vit më parë.


Raporti për rënie të çmimeve u mirëprit nga konsumatorët, por kjo prirje deflacioni mund të ndikojë në ngadalësimin e mëtejshëm të ekonomisë. Shumë ekspertë shqetësohen për shfaqjen e deflacionit, por ka të tjerë që besojnë se masat e marra nga Banka Qendrore do t’ia presin rrugën problemit.

Një raport i Universitetit të Miçiganit mbi pikëpamjet e amerikanëve për ekonominë, tregon se popullata po bëhet më pak pesimiste. Ekspertët analizojnë besimin e popullatës për të zbuluar sinjale mbi kërkesën e konsumatorëve, e cila përfaqëson 2 të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Dy raporte mbi prodhimin industrial tregojnë se ky sektor vazhdon të tkurret, por me ritme më të ulëta se muajin e kaluar. /woa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori