LAJMI I FUNDIT:

Kosovën e pret dimër i vështirë energjetik

Kosovën e pret dimër i vështirë energjetik

Situata e furnizimit me energji elektrike gjatë stinës së dimrit pritet të jetë e vështirë, nëse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nuk do t’i përfundojë riparimet e shpërthimeve që ndodhen në qershor të këtij viti në termocentralin “Kosova A”, shkruan Zëri.

Edmond Nulleshi, nga KEK-u, thotë se pas aksidentit të datës 6 qershor që ndodhi në Termocentralin “Kosova A”, një njësi A3, tashmë është duke prodhuar pa ndonjë problem.


Ndërsa në dy njësitë e tjera aktive të termocentralit “Kosova A” (A4 dhe A5) është duke u bërë riparimi kapital i tyre, i cili pritet të përfundojë në muajin dhjetor 2014. /Telegrafi/