LAJMI I FUNDIT:

Kosovë dhe Maqedonia synohet hidorcentral me liqe akumulimi

Kosovë dhe Maqedonia synohet hidorcentral me liqe akumulimi

Sot në Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë në Shkup është mbajt takimi mes Ministres të Energjisë dhe Minierave të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe Ministrit te Ekonomisë se Maqedonisë, Fatmir Besimi

Gjatë këtij takimi, Ministri Besimi dhe Ministrja Pula paraqiten ekspozetë e tyre dhe problematikat e punës dhe aktiviteteve të ministrisë që ata drejtojnë.

Ministrja vuri theksin në nevojën për institucionalizim e një bashkëpunimi të gjërë me interes reciprok për të dy vendet, duke propozuar kështu që në një periudhe të afërt të ketë një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi ndërshtetëror në nivel tëe dy ministrive përkatëse për sektorin energjetik, propozim të cilin Ministri Besimi e priti me kënaqësi.

Ministrja Pula i paraqiti Ministrit Besimi edhe një propozim për përmbajtjen e kësaj marrëveshje.


“Kemi edhe iniciativa për projekte të përbashkëta në hidroenergji, konkretisht
për një hidrocentral me një liqe akumulimi të përbashkët. Për këtë projekt që tani është në fazën e identifikimit të potencialit të mundshëm hidrik do të themelojmë grup të përbashkët punues për avancimin e kësaj iniciative”.

Në anën tjetër, Ministri Besimi, shprehu gatishmërinë e tij si ministër për të shtuar ndjeshëm bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis Maqedonisë dhe Kosovës në fushën e energjisë. Ai ofroi gatishmërinë e ministrisë qe ai drejton për të vënë në dispozicion të MEM-it eksperiencën e Maqedonisë ne reformimin e sektorit energjetik dhe tërheqjen e investimeve private.

Ndër çështjet kryesore të diskutuara ne takim ishin ato lidhur me ecurinë e reformave të sektorit energjetik në secilin vend dhe nevoja për shkëmbim te ndërsjelle me të shtuara të informacionit dhe eksperiencës, ecuria e procesit të angazhimit të sektorit privat me investime ne këtë sektor, zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve interkonektuese të energjisë elektrike midis dy vendeve, si dhe shtimi i bashkëpunimit sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimeve Evropiane dhe plotësimit sa më të mirë të obligimeve që rrjedhin nga Traktati për Komunitetin e Energjisë.

Në takim u diskutua edhe për fushën e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe efiçiencen e energjisë mund të bashkëpunojmë, sepse pak a shume i kemi të ngjashme problemet, por edhe qasjen për trajtimin e tyre.

Në përfundim të takimit u ra dakord që sapo të arrihet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy vendeve për sektorin e energjisë, të aktivizohen edhe grupet teknike punuese për zbatimin me sukses të saj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori