LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët mësojnë nga përvoja finlandeze për trajtimin e ujërave

Kosovarët mësojnë nga përvoja finlandeze për trajtimin e ujërave

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), në bashkëpunim me ekspertë nga Finlanda, përkatësisht profesorë të Universitetit të Savonias për Shkenca Aplikative, ka organizuar një punëtori në fushën e ujërave.

Të punësuar në institucione kosovare të kësaj fushe patën rastin të dëgjojnë ligjërata nga Eero Antikainen, Laura Lankinen dhe Ardita Hoxha-Jaha nga Departamenti i Inxhinierisë Mjedisore nga ky universitet i njohur finlandez, lidhur me sigurinë e ujit të pijes, trajtimin e ujërave të zeza, rreth kontaminimit të tyre nga minierat, bujqësia etj.

Ilir Morina, kryeshef i AMMK-së, tha se përvoja finlandeze sa i përket bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, qeverisë lokale, qeverisë qendrore, organizatave joqeveritare, kompanive publike dhe kompanive private në zgjidhjen e problemit të ujit, ndotjes së ujërave sipërfaqësore e nëntokësore, është për t’u marrë shembull. “Të gjitha ato probleme që ata iu kanë gjetur zgjidhje dhe po avancojnë në hulumtim të gjetjes së zgjidhjeve janë një shembull perfekt për Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit”, tha Morina.


Morina tregoi se po shikohen mundësitë që ky bashkëpunim i nisur me Universitetin e Savonias të vazhdojë me trajnime të kosovarëve në Finlandë, ose sjelljes së ekspertëve të kësaj fushe këtu. “Pamë prezantime shumë të mira të dy ekspertëve finlandezë. Gjithashtu kemi fatin që një profesoreshë nga Kosova ligjëron në atë universitet, Ardita Hoxha-Jaha, e cila ka qenë një pikë lidhëse. Do të mundohemi t’i shfrytëzojmë kapacitetet e tyre, njohuritë e tyre t’i përshtatim për praktikat tona. Sepse kemi legjislacion të kompletuar, por implementimi ngec”, theksoi ai.

Morina, i cili ligjëron në universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës, ka treguar se këtu ka një program master për menaxhim të mjedisit; i vetmi në Kosovë; ku janë të futura edhe problematikat e ujërave. “Studentët tanë që e kryejnë programin master do të kenë mundësi të marrjes së diplomave në Finlandë në të ardhmen dhe të shkojnë të trajnime ose studimeve semestrale”.

Në një prononcim për medie, Morina ka folur edhe për gjendjen e ujërave të Kosovës. Ai ka thënë se shumica e lumenjve të Kosovës janë të ndotur, megjithëse gjendja nuk është alarmante.

“Në bazë të monitorimit të përditshëm që bën Instituti Hidrometeorologjik të ujërave sipërfaqësorë, gjendja varion varësisht prej lumit dhe pozicionit; në përgjithësi nuk është alarmante në asnjë rajon të Kosovës, përveç disa “hot spoteve”ose pikave të nxehta, siç janë shtatë depozitat e ‘Trepçës’ me metale të rënda, me mbetje nga përpunimi i flotacioneve. Të gjitha ujërat rreth tyre janë të kontaminuara me një PH shumë acidike, që është e rrezikshme për shëndetin dhe biodiversitetin përreth. Kemi dhe disa pika të tjera, si në Xerxë, fshati Gjonaj; Drini i Bardhë dhe disa lumenj të tjerë ku tejkalohen parametrat maksimalë të lejuar. Mirëpo nuk ka pasur ndonjë parametër për t’u alarmuar”, shtoi Morina. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Grand Residence - Investimi më i zgjuar që mund të bëni për të ardhmen tuaj!

Grand Residence - Investimi më i zgjuar që mund të bëni për të ardhmen tuaj!

Grand Residence Prizren
A e pimë kah një?

A e pimë kah një?

Kalo në kategori