LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët me dy problemet kryesore, papunësia dhe gjendja ekonomike

Kosovarët me dy problemet kryesore, papunësia dhe gjendja ekonomike

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e kanë publikuar programin e për hapjen e vendeve të reja të punës 2020, për çka kanë thënë se është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Gazmend Turdiu, zëvendëssekretari i përgjithshëm i RCC-së e ka prezantuar një raport të nxjerrë nga hulumtimi i quajtur “Barometri për Ballkanin” i cili është zhvilluar në kryeqytetet e vendeve të rajonit, sipas të cilit qytetarët e Kosovës janë ndër qytetarët më optimist për të ardhmen.

“Në Kosovë sipas statistikave dy problemet kryesore janë papunësia dhe gjendja ekonomike. Për shumicën e njerëzve, rreth 40 për qind janë çështjet ekonomike ato që e përbëjnë problemin më të rëndësishme në rajonin juglindor. Sa i përket anëtarësimit në BE, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria dallojnë shumë prej vendeve tjera sepse më shumëse 85 për qind e qytetarëve janë për anëtarësim në BE”, ka thënë ai.


Kurse, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministria që ajo e drejton dhe Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë më RCC-në në mënyrë që të ofrojnë të dhëna të sakta sa i përket punësimit në vendin tonë.

“Përveç informatave nga administrata jonë, do të jenë të dhënat dhe rezultatet konkrete ato që më së miri do të tregojnë progresin e implementimit të strategjisë së Evropës Juglindore 2020. Të dhënat e sakat dhe të besueshëm do të jenë ato të cilat do të tregojnë në mënyrë transparente fushat ku implementimi ka qenë i suksesshëm dhe fushat ku ka nevojë për mbështetje të mëtutjeshme. Duke ecur përpara ne do të forcojmë sistemin ton të mbledhjes së të dhënave, sistemin e analizës së të dhënave dhe kulturën e inkorporimit të atyre rezultateve në proceset tona vendimmarrëse. Ne do të sigurojmë mbledhjen dhe publikimin e të dhënave më të sakta dhe të besueshme të cilat do i orientojnë institucionet ashtu si edhe qytetarët e Kosovës për përcaktimin e partneriteteve dhe mbështesim implementimin e programeve tona”, ka deklaruar ajo.

Kurse, drejtori i Kolegjit UBT në Kosovë, Edmond Hajrizi, ka thënë se problemi kryesor në Kosovë është moslidhja e tregut të punës me programet studimore në arsimin e lartë. /Telegrafi/