LAJMI I FUNDIT:

Kosova pret ta kryesoj CEFTA vitin tjetër

Kosova pret ta kryesoj CEFTA vitin tjetër

Kanë mbetur edhe një muaj kur Kosova zyrtarisht do të filloj që të jetë udhëheqëse e sekretariatit të CEFTA-s. Megjithëse se ishte menduar që Kosova nuk mund që ta udhëheq sekretariatin e CEFTA-s për vitin 2011, për shkak të problemeve politike.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Departamentit të Tregtisë, në MTI, Flamur Keqa, i cili i tha se Kosova do ta kryesoj CEFTA-në gjatë vitit 2011.

“Me kryesimin në CEFTA Kosova do të tregoj kapacitete profesionale për të menaxhuar edhe projekte ndër rajonale”, ka deklaruar ai.

Sipas Keqes, programi me prioritet është përgatitur dhe po konkretizohet gjithnjë e më tepër dita ditës.


“Përgatitjet janë në nivelin e duhur. Programin e kemi hartuar dhe është aprovuar nga vendet e CEFTA-ës. Në aspektin ekonomik dhe profesional nuk do të ketë asnjë problem”, ka bërë të ditur Keqa. /Er/Telegrafi/