LAJMI I FUNDIT:

Kosova premton heqjen e lejes së punës për Shqipërinë

Kosova premton heqjen e lejes së punës për Shqipërinë

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit në lëminë e punësimit dhe aftësimit profesional mes dy vendeve, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe homologu shqiptar, Erion Velijaj sot diskutuan dhe u pajtuan për modalitetet dhe hapat që duhet ndërmarrë gjatë këtij viti.

Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, veçmas në komunat që shtrihen në zonën kufitare. Gjithashtu, u diskutua dhe u dakordua që pala kosovare të angazhohet në heqjen e lejes së punës për qytetarët shqiptarë, si masë reciprociteti për atë që qeveria shqiptare tashme e ka bërë për qytetarët e Kosovës.
Palët përmbyllën dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve, si dhe u zotuan që puna në fushat tjera me interes reciprok të vazhdojë në grupe teknike.

Ministri Abrashi dhe Veliaj ritheksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi si përcaktim i dy vendeve që të shtyjnë procesin e integrimit evropian, dhe ky forcim bashkëpunimi shpreh vendosmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës që të avancojnë këtë proces. /Telegrafi/