LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranon ndihmë direkte 30 milionë euro

Kosova pranon ndihmë direkte 30 milionë euro

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Björnsso njoftuan të mërkurën se Republika e Kosovës tashmë ka pranuar pjesën e parë të ndihmës direkte buxhetore nga Komisioni Evropian, në vlerë prej 30 milionë euro.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se kjo mbështetje jo vetëm që e pasuron buxhetin e Republikës së Kosovës duke mundësuar zhvillimin e projekteve të shumta publike, por edhe kurorëzon punën e arritur në zhvillimin e reformave mase të nevojshme të menaxhimit publik.

“Të gjitha këto veprime përfundimisht kanë çuar në plotësimin e kushteve të parashtruara nga Komisioni Evropian për fillimin e dhënies së mbështetjes financiare në vlerë prej 150 milion euro, të premtuar në Konferencën e Donatorëve”, u shpreh Shala.


Ai pohoi se është edhe më inkurajues fakti se kjo mbështetje vjen pas disbursimit të transhit të parë të përkrahjes nga FMN-ja, duke ngritur mbështetjen e pranuar në periudhën qershor-shtator 2010 në 52 milion euro.

Kjo shumë pritet të dyfishohet nga fundi i këtij viti, pas takimeve të ardhshme me FMN-në dhe Komisionin Evropian në tetor.

Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Björnsson, tha “Me datën 2 shtator 2010 Komisioni Evropian ka bërë transferimin e shumës prej 30 milion euro për Kosovën. Kjo shumë është pjesa e parë e grantit prej 50 milionëve e premtuar nga Unioni Evropian si mbështetje makro financiare e cila është aprovuar nga UE-ja. Kjo është një mbështetje direkte buxhetore dhe këto mjete si të tilla janë transferuar në llogarinë e qeverisë tek Banka Qendrore e Kosovës”, u shpreh Bjornsson.

Ai gjithashtu tha se kjo asistencë vjen pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuar për këtë disbursim.

Një nga kushtet themelore të Komisionit Evropian për dhënien e mbështetjes financiare në formë të përkrahjes direkte buxhetore ka qenë përpilimi i dokumenteve planifikuese tre-vjeçare dhe i një pakoje të besueshme fiskale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori