Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Debate Center dhe Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ. /Telegrafi/
Respektimi i Ligjit për Ndërprerjet e Shtatzënisë në Republikën e Kosovës është miratuar në fillimin e vitit 2019, ndërkaq as para e as pas miratimit të këtij ligji nuk ka të dhëna të sakta për numrin e aborteve. Statistikat mungojnë sidomos nëpër klinikat private aty ku hulumtimet nxjerrin se bëhet numri më i madh i aborteve.
Në Kosovë të vetmet institucione që raportojnë në Ministri të Shëndetësisë për numrin e aborteve janë spitalet publike, ndërkaq barërat që shkaktojnë abortin janë të paligjshme në Kosovë dhe janë mënyra më e shpeshtë e përdorimit sipas drejtorit të Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike në QKUK, Jakup Ismaili.
Në kohët e fundit, as Inspektorati e as Policia e Kosovës, nuk është raportuar të ketë pasur ndonjë aksion për kontrolluar me masa të rrepta klinikat gjinekologjike private që kryejnë aborte.
Në Kosovë, grave u garantohet me ligj e drejta për abort deri në një fazë të caktuar, por ato jo gjithmonë shpëtojnë pa pasoja gjatë këtij procesi.
Me Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, “një femër e moshës madhore mund të vendosë vet mbi ndërprerjen e shtatzënisë deri në fund të javës së dhjetë (10) të shtatzënësisë, kurse çdo ndërprerje e shtatzënisë pas javës së 10 është në kundërshtim me Ligjin e Shëndetësisë dhe duhet të bëhet me komision shëndetësor profesional”.
Aborti sipas të njëjtit Ligj, lejohet edhe pas javës së 10, madje në çdo periudhë të shtatzënisë, për arsye mjekësore.
Kurse, “për arsye kriminologjike një femër ka të drejtë ta ndërpresë shtatzëninë gjerë në javën e 22-të”.
Udhëheqësja e Divizionit për shëndetin e nënës dhe fëmijët dhe shëndet riprodhues në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Vuthaj ka thënë se në institucione mungon një sistem i mirëfilltë i mbledhjes së të dhënave për numrin e aborteve.
“Fatkeqësisht ne nuk kemi një sistem të mirëfilltë ku do të dilnim me numrin e saktë të të dhënave për abortet në Kosovë, sepse me Ligj janë të obliguara të gjitha institucionet që të bëjnë raportimin e aborteve. Mirëpo, në institucionet publike ku ne i grumbullojmë të dhënat, numri i aborteve është i vogël, fatkeqësisht ndoshta edhe nuk është numër real sepse shumë pak i kryejnë abortet në institucionet publike”, tha Vuthaj.
Kurse, drejtori i Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismaili ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë pasur 190 ndërprerje të shtatzënisë, ndërkaq sipas tij në pjesën e parë të vitit 2020 kanë pasur 47 aborte në klinikën ku ai është përgjegjës.
Sipas tij, numri sigurisht se mund të jetë më i madh, pasi që një procedurë e tillë kryhet edhe nëpër klinikat private, sidomos për shkak të pandemisë ai tha se klinikat private kanë mundur të jenë më të frekuentuara gjatë kësaj kohe.
“Në vitin 2019 i kemi pasur 190 ndërprerje të shtatzënisë, kurse deri më tash i kemi pasur 47 aborte, për shkak të pandemisë ndoshta dikush ka mundur ta ndërpres shtatzëninë edhe në ndonjë spital privat, mirëpo te ne kanë qenë këto shifra”, u shpreh Ismaili.
Gjatë realizimit të këtij hulumtimi, kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të na japin listën e spitaleve ose klinikave gjinekologjike të cilat janë të licencuara për të kryer aborte, e edhe pas një muaji një listë të tillë nuk e kemi marr.
Hulumtimet nxjerrin në pah se në klinikat private realizohet abortet, ndërsa mendohet se aty është numri më i madh i femrave që vendosin të abortojnë, qoftë për shkak të privatësisë, apo edhe për shkak se mund të kalojnë më lehtë procedurat.
Madje në një hulumtim të bërë më shumë se një vit më parë, është gjetur se klinikat private në Republikën e Kosovës variojnë çmimet nga 300 deri në 1 mijë euro për një abort.
Besim Kodra, Kryetar i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë mendon se shumica e klinikave gjinekologjike private kryejnë aborte në mënyrë ilegale, ndërkaq thotë se në këtë aspekt “shteti i ka mbyllur sytë”.
“Unë konsideroj që këtu edhe shteti i ka mbyllë sytë, nuk ka një kontroll të mjaftueshme mbi institucionet shëndetësore ose klinikat gjinekologjike në institucionet private. Janë raste shumë të ndjeshme që nënat kryesisht druajnë nga ankesa, për shkak që të mos stigmatizohen pastaj rastet kryesisht mbyllen. Ne kemi përcjellë raste kur tashmë janë të përfunduara, ne kemi qenë dëshmitarë të dënimeve që janë dhënë nga institucionet. Për shembull e kemi një rast që Oda e Mjekëve e ka dënuar një mjek me 1 mijë euro për një abort ilegal edhe kjo për neve ka qenë komplet e papranueshme”, tha Kodra.
Ndërprerja selektive e shtatzënisë mbi bazë gjinore
Megjithëse me nenin 14 të Ligjit për ndërprerjet e shtatzënisë, “Ndërprerja e shtatzënisë me motiv të përzgjedhjes se gjinisë së frytit është e ndaluar”, është e ndaluar, një gjë e tillë ndodh në Kosovë.
Derisa, abortet në spitale shtetërore lejohen vetëm në bazë të ligjit, thuhet se aty nuk mund të kryhen aborte selektive, kjo për shkak se gjinia e foshnjës mësohet më vonë sesa e lejon ligji abortin.
Rrjedhimisht, janë klinikat private ato tek të cilat gjejnë zgjidhje gratë të cilat vendosin qoftë të shtyra nga mendësia, e qoftë me vetdëshirë të bëjnë abort.
Leonida Molliqaj nga organizata Çohu/Preportr, thotë se ka shumë gra që janë detyruar të abortojnë fëmijët vetëm për faktin se ka qenë vajzë, kurse tha se abortet ka raste kur shkaktohen nga dhuna e përdorur ndaj grave shtatzëna.
“Në shumë raporte të Organizatave për të drejta të grave, flitet edhe për abortet selektive, mbi baza gjinore, ku plot gra janë detyru me e abortu fëmijën e tyre veç për shkak se ka qenë vajzë, sepse në Kosovë, sikur edhe në vendet e tjera patriarkale, gratë shtyhen, apo vlerësohen sa më shumë që lindin djem, se ata janë trashëgimtarë edhe ata e trashëgojnë gjakun edhe pronën e familjes. Ne jemi edhe vet patriarkal, sepse jetojmë në një shoqëri ku na imponohet të mendojmë se meshkujt janë më të vlefshëm se vajzat, ku edhe nanat ndihen të pavlefshme nëse nuk riprodhohen apo nëse nuk lindin djem. Kemi edhe raste që flitet për abortet e dhunshme kur, shumë shpesh për shkak të dhunës në familje të ushtruar nga burri, kunati, vjehrra, vjehrri, gratë janë rrëzu janë lëndu edhe si rrjedhojë kanë pasur aborte pa vendimin e tyre por, si shkak i një dhune fizike që ju ka ushtru”, tha Molliqaj.
Sociologu , Besim Gollopeni ka thënë se abortet selektive që ndodhin në Kosovë, janë një dukuri shqetësuese që përfshinë vendet e Ballkanit në përgjithësi, por edhe vendet apo shoqëritë me elemente të patriarkalizmit.
“Rreth 30 për qind e aborteve pothuajse ndodhin për shkaqe më shumë të aborteve të dëshiruara…Çka është me rëndësi tek ne kemi edhe aborte selektive dhe kjo është shumë shqetësuese në shoqërinë tonë. Sepse te ne bëjnë aborte derisa të lindin fëmijët me gjininë mashkullore që dëshirojnë, dhe zakonisht kjo gjendje manifestohet në shoqëritë me mendësi patriarkale, siç është një pjesë bukur e madhe e vendeve të Ballkanit dhe Ballkanit perëndimor në veçanti, por edhe vendeve të tjera gjithandej botës, kryesisht vendet në zhvillim dhe vendet apo shoqëritë me elemente të patriarkalizmit”, tha Gollopeni.
Në anën tjetër, drejtori i Klinikës Gjinekologjike Obstetrike ka thënë se në këtë klinikë nuk bëhen abortet selektive.
“Ndërprerja e shtatzënisë e ligjshme, me Ligjet e Kosovës, me Ligjet në fuqi është deri në javën e 10 të shtatzënisë, kështu që është e pamundur identifikimi i gjinisë përpos me analiza të gjakut, kështu që ndërprerja e shtatzënisë selektive në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike nuk ka ndodh dhe nuk ndodh”, tha Ismaili.
Përdorimi i paligjshëm i barërave për abortim
Kurse, një mënyrë tjetër, sa e rrezikshme aq edhe e paligjshme në Kosovë, është përdorimi i tabletave të cilat shkaktojnë abortin.
Nuk janë në listën esenciale të barërave, nuk lejohet të përdoren pa mbikëqyrjen e mjekut, por pavarësisht kësaj nëpër barnatoret e Prishtinës shiten këto lloje të barërave.
Në klinikën obstetrike e gjinekologjike të QKUK-së, përdoren këto barëra, por nuk janë të lejuara të përdoren pa mbikëqyrje nga mjeku.
Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike në QKUK, tha se këto tableta nuk mund të përdoren pa mbikëqyrjen e mjekut, kurse aplikimi i tyre duhet të bëhet në prezencë të personelit mjekësor.
“Nuk janë tableta që janë në listën esenciale të barërave, mirëpo ne i përdorim nën mbikëqyrjen e mjekut, me doza të caktuara me doza që jepen në tërë botën. Do të thotë e kemi protokollin e dhënies, mirëpo nuk janë në listën esenciale të barërave. Lejohen nga ana e mjekut, përcillet vendosja dhe aplikimi i tyre vetëm me prezencën e personelit shëndetësor. Metoda me e shpesh është aplikimi i citotekut, që blihet pa recetë mjekësore në barnatore, pa e ditë dozën e caktume, pa i ditë komplikime, kjo metodë përdoret”, tha Ismaili.
Qëndrimi i feve në Kosovë për abortet
Megjithëse Kosova është zyrtarisht një vend laik, shpesh për shprehje të mendimit dhe vendime të ndryshme, kosovarët thirren në qëndrimet e fesë.
Qëndrimi i Kishës Katolikë, për dallim nga feja Islame është shumë më strikt në lidhje me abortin.
Madje, derisa te myslimanët lejohet aborti në një fazë të caktuar edhe për planifikim familjar, Kisha Katolike për asnjë moment nuk e pranon abortin.
Don Fatmir Koliqi, famullitar në Kishën Katolike ka thënë se nuk ka asnjë formë kur Kisha Katolike e aprovon abortin.
“Për Kishën Katolike, jeta e njeriut është vlera më e madhe dhe asnjë vlerë tjetër nuk mund të mbipeshon mbi të, kështu që çdo akt që do të ishte kundër kësaj vlerë për Kishën Katolikë është e papranueshme, është një akt kundër jetës, si i tillë është akt moral i rëndë, e si i tillë konsiderohet i papranueshëm për Kishën Katolike. Aborti pa marrë parasysh çfarë është dhe cilat janë shkaqet e tij, është një akt kundër, jetës, dhe çdo akt kundër jetës është i papranueshëm për Kishën”, tha Koliqi.
Kurse, profesori i Jurisprudencës Islame, Driton Arifi ka thënë se feja islame është tolerante ndaj aborteve deri në 40 ditëshin e shtatzënisë, ndërkaq konsiderohet mëkat aborti pasi foshnja të bëhet 120 ditë.
“Në qoftë se aborti ndodh kur ka 40 ditë që nga ngjizja e tij në mitrën e nënës, atëherë qëndrimi islam rreth këtij aborti në këtë fazë, është një qëndrim paksa më tolerant. Çfarë qëndrimi ka islami rreth atakimit të embrionit, shumica dërrmuese thonë se në këtë fazë, edhe nëse bëhet abortimi i këtij embrioni është i lejuar por jo i preferuar. Prej 40 deri në moshën 120 ditore, është e ndaluar, në nocionet tona thuhet që është “haram”, çfarë do ataku ndaj embrionit në këtë fazë dhe do të tolerohej vetëm për arsye të justifikueshme. Foshnja kur bën 120 ditë jetë në mitrën e nënës tashmë është koha kur Zoti i falë jetë, dhe meqenëse i është dhënë jeta, pastaj çdo lloj atakimi, çdo lloj përpjekje për ta ndërprerë , nuk është vetëm e ndaluar por është edhe krim i vrasjes. Nëse konstatohet se rrezikohet jeta e nënës, atëherë kur konstatohet nga ekipi i mjekëve se nëna është në rrezik, atëherë ne mund ta japim dritën e gjelbër për të ndërhy dhe për ta bërë abortimin e atij fetusi tashmë që quhet në gjuhën shkencore medicinale”, tha Arifi.
Megjithëse janë kërkuar statistika për numrin e aborteve edhe në Agjencinë për Statistika të Kosovës, Telegrafi nuk ka marrë përgjigje nga ta.
Driton Arifi – Profesor i Jurisprudencës Islame
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vitina: Izet Mexhiti flet të pavërteta, për pesë muaj nuk ka ofruar asnjë projekt për qytetin e Shkupit
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Ekzekutimi i Eduart Reçit në Tiranë, bien në pranga vëllezërit – njëri prej tyre oficer policie
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj