LAJMI I FUNDIT:

Kosova Motors përfaqësues i Fordit, Landroverit dhe Nisanit

Kosova Motors përfaqësues i Fordit, Landroverit dhe Nisanit

Kompania Kosova Motors nga Prishtina është përfaqësuese e përgjithshme e markave Ford, Landrover dhe Nisan për Kosovën, njoftuan sot përfaqësuesit e kësaj firme në një takim me gazetarë në Prishtinë.

Kjo kompani me kapital vendor dhe ndërkombëtar, ka filluar aktivitetin kah fundi i vitit të kaluar. Fillimisht ka rreth 30 të punësuar. Përfaqësuesit e firmës theksuan se së bashku me partnerin, “Grand automotive”, nga Izraeli, kanë plane për të investuar në objekte, në pajisje, në zgjerimin e rrjetit të shitjes, por njëkohësisht do të punojnë në avancimin e pjesës së veprimtarisë, qe ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe servisimin e automobilave. /rtklive/