LAJMI I FUNDIT:

Kosova me ndërmarrje sociale për riciklimin e plastikës

Kosova me ndërmarrje sociale për riciklimin e plastikës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi së bashku me përfaqësuesen e Këshillit Danez për Refugjatë, Kristen D. Stec, nënshkruan memorandum mirëkuptimi në fushën e aftësimeve profesionale për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Mitrovicë.

Ky memorandum i nënshkruar për një periudhë 3 vjeçare paraqet bashkëpunimin e ngushtë të MPMS-së me DRC-në në drejtim të integrimit të komunitetit RAE, si dhe përmes aftësimit në fushat e caktuara mundësohet krijimi i një mirëqenie të qëndrueshme për këtë komunitet, i cili është me prioritet për MPMS-në.

Sipas një njoftimi të MPMS-së, përmes këtij memorandumi DRC-ja merr zotimin për ofrimin e kurseve bazike për këtë komunitetnë “Roma Mahallë” në Mitrovicë, kurse pas kësaj kurset më të avancuara për lëmitë si: zdruktari, saldim, kuzhinë, administrim biznesi, ndërtimtari, IT, dhe rrobaqepësi do të ndiqen në Qendrën e Aftësimeve Profesionale në Mitrovicë.


Po ashtu, ministri Abrashi dhe Stec u pajtuan për fillimin e implementimit të projektit të ardhshëm që është ndërtimi i Ndërmarrjes Sociale për riciklimin e plastikës, projekt ky i cili do të punësoj një numër të konsiderueshëm të punëkërkuesve. /Telegrafi/