Ekspertët për çështje ekonomike në Kosovë vlerësojnë se bllokimi i Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina në tregun e CEFTA-s, po vazhdon t’i sjellë vendit dëme të mëdha. Ata vlerësojnë se Kosova tashmë duhet të aplikojë masa të reciprocitetit ndaj këtyre dy vendeve, nëse ato nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.
Mosrespektimi i marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, duke bllokuar eksportin dhe transportin e mallrave të Kosovës në këto dy vende, i ka kushtuar mjaft Kosovës dhe është koha e fundit që Kosova të marrë masa në këtë drejtim, vlerësojnë ekspertët për çështje të ekonomisë.
Musa Limani, drejtues i Institutit Ekonomik të Kosovës, thotë se bllokimi i Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në tregun e CEFTA-s vazhdon të bëhet për shkaqe politike, edhe pse Kosova është anëtare e barabartë në këtë marrëveshje.
“Për arsye politike, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, gjithnjë na kanë bërë probleme. Do të thotë, Serbia ka penguar jo vetëm pasimin e mallrave në tregun e CEFTA-s, por edhe transitin e mallrave nëpër Serbi dhe Bosnjë. Kjo e ka dëmtuar shumë qarkullimin dhe pasimin e mallrave të Kosovës në CEFTA, për arsye se ata nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe me vulën e Kosovës nuk i pranojnë mallrat. Ata kërkojnë vulën e UNMIK-ut”, thotë Limani.
Ndërkaq, Fisnik Reçica, ekspert për çështje të ekonomisë në Institutin Riinvest, vlerëson se dëmet nga bllokimi i Kosovës në tregun e CEFTA-s kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Ai thotë se si pasojë e këtij bllokimi, hapësira e eksporteve është ngushtuar edhe më shumë për eksportet e Kosovës, të cilat edhe ashtu kanë qenë në masë të vogël.
“Firmat tona nuk kanë mundur t’i plasojnë produktet e veta në tregun evropian, përmes kanaleve të këtyre dy shteteve. Gjithashtu, nuk kanë mundur t’i plasojnë as në këto dy shtete. Por, dëmi më i madh, mendoj se ka qenë për shkak se produktet tona nuk kanë mundur të kalojnë përmes këtyre dy shteteve, gjë që e rrit koston e produkteve dhe koston e eksportit, si dhe i bën produktet tona shumë më pak konkurrente në tregun evropian”, vlerëson Reçica.
Ndryshe, CEFTA, gjatë këtij viti kryesohet nga Kosova. Të dy këta ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se Kosova duhet të bisedojë me anëtarët tjerë të CEFTA-s për të gjetur mundësinë e heqjes së bllokadës nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Limani thotë se Kosovës nuk i ka mbetur shtegdalje tjetër përveç aplikimit të masave të reciprocitetit për të dy vendet që po e bllokojnë atë në tregun CEFTA-s. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet