LAJMI I FUNDIT:

Kosova me Këshilli ekonomik-social

Kosova me Këshilli ekonomik-social

Këshilli ekonomik-social do të themelohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu pjesëmarrës në krijimin e këtij këshilli do të jenë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës (KSLK), Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe përfaqësues të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), të cilët do të kenë anëtarët e tyre në këtë këshill.