LAJMI I FUNDIT:

Kosova me institut të ndërtimit

Kosova me institut të ndërtimit

Ndërtimi i Institutit të Produkteve të Ndërtimit është projekt i MTI-së , që kap vlerën prej 1 milion e 400 mijë eurosh.

Në Bernicë të Poshtme të Prishtinës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, vuri gurin themeltar të Institutit të Ndërtimit, që ka për qëllim të bëjë implementimin e ligjit dhe ngritjen e cilësisë së ndërtimeve në Kosovë.

Në këtë rast, ministri Zharku tha: " Sektori i ndërtimi është mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe të mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi. Ky sektor vlerësohet se ndikon me rreth 15% në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Prandaj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Departamentit të Ndërtimtarisë është duke i kushtuar kujdes të veçantë këtij sektori duke synuar që paralelisht të ndikojë në ngritjen e cilësisë së punimeve të ndërtimit dhe të produkteve të ndërtimit si dhe në zhvillimin e këtij sektori si industri", potencoi ministri Zharku.

Deri më tani në fushën e ndërtimtarisë janë licencuar rreth 1500 ndërmarrje, kurse vetëm këtë vit janë licencuar apo rilicencuar rreth 800 ndërmarrje tjera./telegrafi/