LAJMI I FUNDIT:

Kosova, më 29 qershor nënshkruan për FMN dhe BB

Kosova, më 29 qershor nënshkruan për FMN dhe BB

Republika e Kosovës do të bëhet anëtare e Bankës Botërore, pasi përfaqësuesi i saj do te nënshkruaj Marrëveshjen e Pranimit në Washington. Nënshkrimi i anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pritet të bëhet më 29 qershor.

Drejtorët Ekzekutive të Bankës Botërore kanë certifikuar votat e Bordeve të guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), dhe Agjencia për Garantimin e Investimeve Shumëpalëshe (MIGA), per pranimin e Kosoves ne Banken Boterore. /Telegrafi/