LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon ndihmë për infrastrukturë

Kosova kërkon ndihmë për infrastrukturë

Shteti i Kosovës do të marrë edhe një ndihmë nga konferenca e donatorëve që do të mbahet në Berlin ditët në vazhdim. Nga kjo konferencë pritet që Kosova të përfitojë projekte të mëdha për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe fusha me rëndësi për jetën e qytetarëve.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka hartuar një strategji ku do t’i orientojë investimet e donatorëve. Kryesisht janë rrugët dhe hekurudhat që kjo ministri e ka pa të arsyeshme që të investohet. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë se një pjesë e projekteve që kanë mbetur në gjysmë do të vazhdohen me ndihmën e donatorëve dhe një pjesë e rrugëve magjistrale do të zgjerohen, shkruan Tribuna.

Ministri Ismajli ka thënë se i kanë përzgjedhur projektet që do të prezantohen në Berlin nga shteti Kosovës.


Projektet që do të prezantohen janë kryesisht infrastrukturore, duke filluar nga autostrada, vazhdimi i autostradës për Merdarë-Nish. /Telegrafi/