LAJMI I FUNDIT:

Kosova, gjysmën e territorit me pyje

Kosova, gjysmën e territorit me pyje

Idriz Vehapi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se tokat pyjore mbulojnë gati gjysmën e territorit të Kosovës dhe e radhisin Kosovën si njërin ndër vendet e pasura me pyje në Evropë.

Zbatimi i strategjisë për zhvillimin e pylltarisë në Kosovë mundëson shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore për përfitime shumë qëllimore nga qytetarët e Kosovës, u tha me rastin e prezantimit “Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë në Republikën e Kosovës 2010 — 2020”.

Ministri Vehapi ka theksuar se objektivi i Qeverisë së Kosovës është që të ngritet kontributi i sektorit pyjor në ekonominë kombëtare përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore.

Për të arritur këtë qeveria do të ofrojë një kornizë institucionale me rregullativa mbështetëse dhe do të fillojë mekanizma të përhershëm financiar për ngritjen e këtij sektori.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e mbështetur prej FAO- s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi) përmes një Grupi Punues Ndërministror ka hartuar Strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë në Republikën e Kosovës 2010 — 2020. /telegrafi/