LAJMI I FUNDIT:

Kosova ende pa ligjin e punës

Kosova ende pa ligjin e punës

Kosova ende nuk ka ligjin e saj të punës, ndërsa shkalla e papunësisë është shumë e lartë, ndërsa ata që punojnë nuk ka kush t’i mbrojë. Qeveria thotë se është duke hartuar një ligj të zbatueshëm e funksional që do të ketë përparësi zbutjen e papunësisë, ndërsa sindikalistët thonë se ligji duhet të përfshijë edhe sigurimin e kushteve më të mira për ata tashmë që kanë një vend pune.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës, se më të goditurit nga mungesa e ligjit të punës janë ata që punojnë në sektorin privat në të cilin janë të punësuar rreth 250 mijë punëtorë, të cilët në të shumtën e rasteve nuk kanë kontratë pune, nuk kanë mbrojtje në punë e as mbrojtje shëndetësore.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e vendit, Nenad Rashiq tha se Ligji i punës duhet të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare në mënyrë që të jetë i dobishëm. Ai thotë se tash për tash më e rëndësishmja është që të ulet shkalla e papunësisë.

“Nëse tash kemi sipas të dhënave zyrtare papunësinë në shkallë prej 44 për qind, atëherë çfarë kuptimi do të kishte ligji nëse kjo përqindje është vazhdimisht e tillë. Prandaj përparësi e qeverisë është pikërisht kjo zbutje e papunësisë”, tha Rashiq


Arifi ndërkaq tërheq vërejtjen se shkalla e papunësisë është edhe më e lartë. “Realiteti është përmbi 60 % janë të papunë, ata që evidentohen në entin e punësimit janë statistika që i grumbullojnë entet por ne kemi punëtorë që i kanë humbur të gjitha shpresat që të gjejnë një vend pune përmes enteve d.m.th ku shkojnë e lajmërohen dhe është një përqindje bukur e madhe edhe 15 % shkojnë e lajmërohen atje, për atë themi se afër 60 % sot i kemi të papunësuar në Kosovë”, tha Arifi.

Kjo shkallë e papunësisë ka kushtëzuar një shkallë të lartë edhe të varfërisë që përfshinë gati gjysmën e popullsisë së vendit. Autoritetet shpresojnë se me anëtarësimin e vendit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtarë mund të sigurohet më shumë mbështetje financiare ndërkombëtare për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Të hënën, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi do të nënshkruajnë edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar dhe Bankën Botërore. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori