LAJMI I FUNDIT:

Kosova edhe zyrtarisht anëtare e FMN-së dhe BB-së

Kosova edhe zyrtarisht anëtare e FMN-së dhe BB-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan të hënën në Washington dokumentet e pranimit të vendit në institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB).

Ceremonia e nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në FMN dhe në BB u zhvillua në Departamentin amerikan të Shtetit, ndërsa një kopje e marrëveshjeve iu dorëzua nënsekretarit amerikan të Shtetit, James Steinberg.

Fillimisht – siç bëhet e ditur në një komunikatë të Presidencës – udhëheqësit kosovarë nënshkruan anëtarësimin në këto dy institucione prestigjioze ndërkombëtare, ndërsa më pas ata gjithashtu nënshkruan edhe gjashtë marrëveshje dhe konventa të tjera që janë pjesë e Bankës Botërore.

Republika e Kosovës u anëtarësua në Fondin Monetar Ndërkombëtar në fillim të majit, ndërsa në Bankën Botërore në fillim të qershorit. Në të dy rastet, për pranimin e vendit tonë në këto institucione votuan edhe përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, fakt ky që është çmuar shumë lart nga udhëheqësit e vendit.


Në delegacionin e Republikës së Kosovës në Washington janë edhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala.

Para nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në FMN e BB, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi janë takuar me nënsekretarin amerikan të Shtetit, James Steinberg. Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, përpjekjet e SHBA-ve dhe Kosovës për njohje të reja, për bashkëpunimin me Bankën Botërore në sektorin e energjisë dhe për të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori