LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria të rrisin bashkëpunimin në energji

Kosova dhe Shqipëria kanë më shumë arsye të intensifikojnë bashkëpunimin ndërmjet vete në fushën e energjisë. Kështu vlerëson Instituti GAP. Sipas këtij Instituti sistemet e tyre janë komplementare apo plotësuese për njëra tjetrën dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre mund të sjellë shumë përmirësime në efiçiencë, optimizim dhe ekonomizim më të mirë të përdorimit të burimeve energjetike.

Në deklaratën e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë përcaktohen edhe çështjet energjetike. Mirëpo, ky nuk është dokumenti i parë ku shprehet interesimi i të dy vendeve për bashkëpunim ndërmjet vete dhe për mundësinë e krijimit të një tregu të përbashkët energjetik. Në njërën anë, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2013-2022, në të cilën shpreh interesimin për krijimin e një tregu të përbashkët; në anën tjetër një gjë të tillë e bën edhe draft Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës 2013-2022, e cila është aprovuar në Qeveri, por nuk ka arritur të aprovohet në Kuvend.

“Përveç mundësive të përfitimit nga bashkëpunimi energjetik i të dy vendeve, ekziston edhe rreziku i interpretimit shumë të ngushtë të idesë së eksploatimit të avantazheve krahasuese të të dy vendeve. Ky rrezik vjen prej mendësisë që Kosova duhet të ndërton kapacitete të mëdha energjetike të bazuara në linjit për faktin që ato kapacitete do të komplementonin kapacitetet hidrike të Shqipërisë”.


Instituti GAP përkrah fuqishëm integrimin e sistemeve të të dy vendeve apo edhe krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë, por kundërshton idenë e eksploatimit të linjitit për hir të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Kjo vjen pas faktorizimit të efekteve negative të eksternaliteteve të prodhimit të energjisë nga burimet e linjitit, si ndotja e ambientit nga pluhuri dhe gazrat, ndikimi negativ i ndotjes në shëndetin publik, dhe problemet me zhvendosjen e popullsisë për ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe hapjen e minierave të reja të linjitit.

Sistemi energjetik i Kosovës i bazuar pothuajse krejtësisht në linjit, mund të shërbejë për furnizimin e energjisë baze, kurse sistemi energjetik i Shqipërisë mund të shërbejë si furnizues i energjisë së pikut. Në këtë mënyrë do të optimizohen dhe ekonomizohen sistemet energjetike të të dy vendeve. Në të kundërtën, është shumë e kushtueshme që, në rastin e Kosovës, të përcjellët përmbushja e energjisë së pikut me termocentrale jofleksibile të linjitit, ndërsa në rastin e Shqipërisë të përdoret energjia hidrike për furnizimin e energjisë baze.

“Përfitimet nga bashkëpunimi energjetik i të dy vendeve janë të pa-kontestueshme, Kosova duhet të ketë kujdes në ndërtimin e kapaciteteve të reja në bazë në qymyr. Përkundër faktit që qymyri i Kosovës është shumë kompatibil me resurset ujore të Shqipërisë, Kosova duhet të marrë parasysh edhe ndikimet negative të eksternaliteteve të djegies së qymyrit, si ndotja e ambientit nga pluhuri dhe gazrat, ndikimi negativ i ndotjes në shëndetin publik, dhe ndikimi negativ i zhvendosjes së popullsisë nga hapja e minierave të qymyrit dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja”, thotë raporti i GAP-it. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori