LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria, bashkëpunojnëpër legjislacionine sektorit minerarë

Kosova e Shqipëria, bashkëpunojnëpër legjislacionine sektorit minerarë

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i Kosovës dhe Agjensioni Kombëtar i Burimeve Natyrore të Republikës së Shqipërisë (AKBN), kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimit, i cili ka për qëllim sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për ofrimin e ndihmës së ndërsjelltë, shkëmbimin e të dhënave, përvojave, trajtimin e problemeve të ndryshme dhe ndihmën reciproke.

Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga Ramiz Krasniqi, Ud. Kryesues i Bordit të KPMM-së i shoqëruar nga Midin Bojaxhiu-drejtor, Jahir Gashi-Ud. Kryeinspektor i Minierave dhe Bashkim Zeqaj-Zyrtar i lartë ligjor, zhvilluan një takim zyrtar në Tiranë me Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i Agjensionit Kombëtar i Burimeve Natyrore të Republikës së Shqipërisë (AKBN).

Sipas një njoftimi të komisionit, qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memoradumit të mirëkuptimit dypalësh, në vijim të takimeve dhe shkëmbimit të informacionit zhvilluar më herët ndërmjet palëve.


“Memorandumi i mirëkuptimit ka për qëllim sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për ofrimin e ndihmës së ndërsjelltë, shkëmbimin e të dhënave, përvojave, trajtimin e problemeve të ndryshme dhe ndihmën reciproke në fushat e veprimtarisë respektive.KPMM dhe AKBN u pajtuan që të bëjnë harmonizimin e legjislacionit në sektorin minerare. Gjithashtu, palët u dakorduan që të krijojnë, harmonizojnë aktet nënligjore, që kanë të bëjnë me sektorin minerare, sigurinë minerare, përdorimin e eksploziveve në minierat sipërfaqësore dhe nëntokësore, hulumtimeve gjeologjike, raportimeve dhe mënyrës së pagesave së rentave minerare. Duke pasur parasysh se Republika e Shqipërisë e ka statusin e vendit kandidat për të u anëtarësuar në Bashkimin Evropian harmonizimi i legjislacionit me BE-në, do të shërbej si bazë edhe për Republikën e Kosovës dhe do të jetë ndihmë që Kosova në të ardhmen të ketë më lehtë plotësimin e këtyre kushteve”, thuhet në njoftim.

Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe të dyja palët shprehën angazhimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Cinestar
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori