LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e re” pezullohet prapë

“Kosova e re” pezullohet prapë

Katër konsorciumet e kualifikuara për të marrë pjesë në Termocentralin “Kosova e re”, duhet të presin formimin e qeverisë se re për shpalljen e fituesit. Konsorciumi Adani Power/PT Adani Global nga India dhe Indonezia, konsorciumi AES Electric lid/ Demir Export A.S nga SHBA-të dhe Turqia, Park Holding nga Turqia dhe konsorciumi PPC Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania, janë ofertuesit e kualifikuar për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”.

Lorik Haxhiu, drejtues i këtij projekti, i tha Radios Evropa e Lirë se fituesi do të shpallet pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, meqë, sipas tij, projekti duhet t’i përshtatet situatës politike. “Edhe pse projekti ka katër kompani të parakualifikuara dhe ato kanë pranuar draft-tenderin për shqyrtim, pritet që pas përfundimit të zgjedhjeve të rifillojë puna e komitetit drejtues dhe të merren vendime përkatëse, në mënyrë që projekti të ecë përpara“, tha Haxhiu. Nga zyrtarë të qeverisë në dorëheqje më herët është thënë se në vitin 2011 do të mund të fillojnë ndërtimet e Termocentralit “Kosova e re”

Por, Haxhiu tha se pas situatës së krijuar politike, një gjë e tillë tashmë nuk dihet se kur do të ndodhë. Institucionet që do të dalin pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, sipas Haxhiut, kanë obligim ta shqyrtojnë dhe ta mbështesin ose jo projektin.

“Këto bazohen në politikat e secilës qeveri. Unë besoj se ky projekt është i domosdoshëm për Kosovën, pasi që shfrytëzon resurset vendore. Është i domosdoshëm që të sigurojë edhe furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike në periudhat e ardhshme”, u shpreh Haxhiu.


Në vitin 2005, pas hartimit të Strategjisë për zhvillimin e energjisë, qe vendosur ndërtimi i një termocentrali të quajtur “Kosova C”. Në vitin 2006, qeveria pat shpallur tender për ndërtimin e këtij termocentrali, nga dhjetë kompani të interesuara, katër prej tyre ishin kualifikuar.

Por, në vitin 2007, me ndryshimet në përbërje të qeverisë, projektin “Kosova C”, për gati një vit e mbuloi heshtja për, siç thuhej atëbotë, rishikim të tij. Më pas, u mor vendim që termocentrali të quhet “Kosova e Re”.

Ish-ministri i Energjisë dhe Minierave Et’hem Çeku në kohën kur u hartua projekti, tha se Termocentrali “Kosova e re” tashmë është projekt i vdekur. Sipas tij, edhe kompanitë e kualifikuara do të largohen nga gara, ashtu siç kanë vepruar kompanitë tjera të kualifikuara në vitin 2006.

“Me shtyrjen e projektit ‘Kosova e re’, unë mendoj se edhe këto kompani do të humbasin interesimin. Ato nuk do të jenë peng i zhvillimeve politike në Kosovë. Ato nuk mund të presin sa herë të ndërrohet qeveria, të ndërrohen konceptet, të ndërrohet gjithë infrastruktura“, tha Çeku. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori