LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e Re” ofron siguri në furnizim me energji

“Kosova e Re” ofron siguri në furnizim me energji

Komiteti për projektin “Kosova e Re” ka kërkuar një vlerësim më të mirë të termocentralit “Kosova B”, ndërkaq për vlerësimin final të aseteve janë duke u bërë analiza plotësuese. Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se ajo është ende e brengosur për hyrjen e TC “Kosova B” në pakon tenderuese, gjë që kishte ndodhur me aprovimin e Kuvendit të Kosovës pas insistimit të konsulentëve ndërkombëtarë.

Ministrja Pula tha se Termocentrali “Kosova B” , ende nuk është vlerësuar sa vlen dhe që për këtë qëllim janë duke u bërë analiza plotësuese.

USAID-i ka bërë edhe një studim lidhur me shumën e mjeteve që do të nevojiten për revitalizimin e këtij termocentrali me të cilin nuk është pajtuar komiteti drejtues i projektit. Propozimi për projektin “Kosova e Re” më herët është dërguar tek katër investitorët që kanë shprehur interesimin për këtë projekt për të marrë mendimet e tyre në lidhje me propozimet e Qeverisë dhe politikat e saj për këtë projekt. Çmimi i rrymës e cila do të prodhohet nga TC “Kosova e Re”, sipas ministres Pula, mund të jetë më i lartë si rrjedhojë e investimeve dhe kredive që do të vihen në dispozicion për këtë projekt.

Draft-kërkesa për propozime me draft-marrëveshjet e projektit përcakton strukturën e projektit ‘Kosova e Re’ dhe ndërlidhjen e komponentëve të ndryshëm të projektit e të cilat janë ndërtimi i termocentralit të ri me kapacitet prej 2 herë 300 megavatë, pastaj që njësia e parë pritet të futet në prodhimin e energjisë elektrike më 31 dhjetor 2015, dhe njësia e dytë 6 muaj më vonë, që rehabilitimi i termocentralit “Kosova B” do të bëhet deri më 31 dhjetor 2017, në mënyrë që të përmbushë të gjitha direktivat mjedisore të BE-së dhe të zgjatet jeta operacionale deri në vitin 2030.


Projekti parasheh zhvillimin e mihjes së re në “Sibovc Jug”me rreth 330 milionë tonë thëngjill që do të mjaftonte për furnizimin e TC “Kosova B” dhe TC “Kosova e Re”, si dhe do të plotësonte nevojat për thëngjill të TC “Kosova A” derisa ky termocentral të mbyllet dhe të dalë nga prodhimi. Për më tepër projekti ofron burime për sistemin e ngrohjes qendrore të Prishtinës.

Draft-kërkesa për propozime përshkruan politikat e qeverisë dhe gjendjen aktuale në sektorin e energjisë, strukturën dhe komponentët e projektit, procesin e vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit, udhëzimet për ofertuesit dhe çështjet e administrimit të procesit konkurrues, përshkrimin e zhvillimit të minierës, specifikimin e parametrave teknikë dhe të performancës të TC “Kosova e Re”, kërkesat për rehabilitimin e TC “Kosova B”, obligimet e palëve dhe orarin e projektit.

Ministrja Pula thotë se projekti “Kosova e Re” në rend të parë ofron siguri në furnizim me energji elektrike, mundëson mbylljen e termocentralit “Kosova A” e që është ndotësi më i madh industrial në vend, mundëson rehabilitimin e termocentralit “Kosova B” e që është domosdoshmëri për operimin e tij pas vitit 2017. Projekti do të implementohet përmes dy korporatave të reja të cilat do të themelohen si rezultat i procesit të transaksionit, pra Korporata e Gjenerimit dhe Korporata e Minierës. Këto dy korporata paraqesin partneritetin publiko-privat mes Qeverisë së Kosovës dhe investitorit të përzgjedhur.

Në këto dy korporata Qeveria e Kosovës do të ketë pjesëmarrjen strategjike me 25 deri në 30 për qind në Korporatën e Gjenerimit dhe me 40 deri në 49 për qind në Korporatën e Minierës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori