LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e re” në vitin 2016

“Kosova e re” në vitin 2016

Termocentrali “Kosova e re” pritet të përfundojë deri në 2016-ën, ndërsa vitin e ardhshëm do të përzgjidhet kompania fituese për realizimin e këtij projekti, thotë ministrja në dorëheqje e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula. Katër konsorciume ndërkombëtare, nga gjashtë sa kishin aplikuar për këtë projekt, i kanë përmbushur kriteret për ndërtimin e termocentralit.

Shiroka-Pula thotë se realizimi i këtij projekti duhet të jetë prioritet në agjendën e qeverisë së re të Kosovës. “Edhe me strategji është paraparë që në vitin 2015-2016 të startojmë me Termocentralin ‘Kosova e re’”, thotë Shiroka-Pula.

Projekti “Kosova e re” është shtyrë vit pas viti. Për këtë, Ethem Çeku, ministër i Energjisë në kohën kur është punuar projekti, shprehet skeptik se termocentrali mund të përfundojë deri në vitin 2016.

Ai madje thotë se nuk është e qartë nëse janë ende në garë kompanitë kualifikuese.
“Unë jam skeptik shumë i madh… Në qoftë se llogarisim se ende nuk është bërë pakoja tenderuese, e pas saj ka disa muaj apo vit që merr negocimi për marrëveshje, shohim se këta janë në pikën zero të projektit ‘Kosova e re’”, thotë Çeku.


Sipas tij, zvarritja e finalizimit të Termocentralit “Kosova e re”, rrezikon vendin të përballet me mungesë të madhe të energjisë elektrike në vitet e ardhshme, e rrjedhimisht edhe me probleme të tjera.

“Kosova do të hyjë në krizë të madhe zhvillimore, në shpenzime të mëdha buxhetore, do të na ikin investitorët e jashtëm… Edhe për shumë vite, ne do të mbesim vendi më i varfër në Evropë, për shkak të mungesës së madhe të energjisë elektrike”.

“Logjikisht, na bën të kuptojmë se buxheti i Kosovës do të derdhet në masë të madhe në drejtim të kompanive të rajonit, për të blerë energji elektrike“, thotë Çeku.

Por, Justina Shiroka-Pula, mungesën e energjisë elektrike nuk e lidh me Termocentralin “Kosova e Re”. Sipas saj, reduktimet e energjisë janë pasojë e mospagesës së faturave të shpenzuara të rrymës.

“Në qoftë se i krahasojmë vendet në Ballkan, shohim se Kosova afër 87 për qind të energjisë i mbulon me prodhim të vetin; vetëm 12, eventualisht 13 për qind importon gjatë dimrit. Vendet në Ballkan importojnë deri në 30 për qind e më shumë, si: Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria”.

“Pra, nëse e shohim këtë raport, se konsumi i energjisë mbulohet në sasinë më të madhe me prodhimin vendor, do të thotë se ne nuk qëndrojmë keq sa u përket nevojave dhe prodhimit të energjisë”, thekson Shiroka-Pula.

Termocentrali “Kosova e re” llogaritet të jetë një ndër projektet më të mëdha në vend. Përgatitjet rreth tij kanë filluar qysh në vitin 2005, kur edhe është miratuar Strategjia për Zhvillimin e Energjisë, me të cilën është vendosur të nisë ndërtimi i një termocentrali, të quajtur në atë kohë “Kosova C”. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori