LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e Re” në dorë të Kuvendit

“Kosova e Re” në dorë të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vendosë për fatin e projektit “Kosova e Re”. Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos e marrë riskun për të vendosur për këtë projekt që është prolonguar tash e nëntë vjet, shkruan sot Koha Ditore.

Në tërë këto vite projekti është ndryshuar disa herë. Fillimisht ka qenë ndërtimi i termocentralit 2100 megavat dhe modernizimi i Mihjes.

Më vonë u zvogëlua në 1000 megavat, por ishte përfshirë në pako edhe rehabilitimi i termocentralit “Kosova B” dhe Mihja. Tashmë ka mbetur vetëm ndërtimi i një termocentrali me kapacitet prej 600 megavateve.


Tenderi është ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, që është në proces tani, Qeveria do të përzgjedhë kompaninë që e zhvillon, financon dhe menaxhon projektin.

Por kompania e përzgjedhur as nuk do të ndërtojë e as nuk do të operojë e as të mirëmbajë termocentralin e ri. Për fazën e parë i vetmi operator i interesuar është kompania “Contour Global”.

Në ministrin e Zhvillimit Ekonomik thonë se oferta teknike e dorëzuar nga kjo kompani është në shqyrtim e sipër. Por kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se nuk do të bëjë shkelje ligjore me rastin e procedimit me këtë projekt. /Telegrafi/