Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” do të dëmtojë shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të kosovarëve dhe rreth 7.000 persona do të largohen nga shtëpitë e tyre, vlerëson raporti “E vërteta e procesit të zhvendosjes së detyruar në Kosovë”.
Raporti është përgatitur nga Theodore Downing, president i Rrjetit Ndërkombëtar për Zhvendosje dhe Risistemim në bashkëpunim me Konsorciumin kosovar të shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm – KOSID, për të cilin u diskutua të martën në Prishtinë.
Në këtë raport është hedhur dritë mbi Projektin e Kosovës me Energji Elektrike (KPP), që është mbështetur nga Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës.
Profesor Downing në raport thotë se zhvendosja e qytetarëve nga shtëpitë e tyre do të shkaktojë papunësi, do të rris pasiguri dhe rreziqe shëndetësore.
Raporti tregon se menaxhmenti i Bankës Botërore ka çorientuar agjencitë dhe ligjvënësit e Kosovës në përgatitjen e një politikë ligjore që nuk është në përputhje me skemat institucionale për të udhëhequr zhvendosjen e parashikuar.
Në raport rekomandohet që qeveria të zotohet që do të vendos filtra për të ndaluar ndotjen e ajrit nga prodhimi i energjisë në mënyrë që të mbrohen njerëzit nga ndotja e mundshme.
Më tej në këtë raport janë evidencuar edhe efektet e zhvendosjes jovullnertare, që sipas profesori Downing, janë varfëria, humbja e tokës dhe resurseve, çrregullime social dhe ekonomik, pengimi i aktiviteteve dhe shkollimit.
Gjatë diskutimeve u tha se çmimi i energjisë elektrike gjatë procesit të ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” dhe pas ndërtimit do të jetë dyfish apo edhe më i lartë se që është tani.
Ashtu si është llogaritur edhe më herët nga KOSID-i, del që çmimi i energjisë do jetë 80 euro për megavat, nga 32 euro që është tani.
Rikujtojmë se Banka Botërore po ndihmon Qeverinë e Kosovës në përgatitjen e garancisë së pjesshme të rrezikut në shumën prej 5 milionë dollarësh për ndërtimin e termocentralit të ri. Ndërkohë bashkangjitur edhe një shumë prej 2 milionë dollarësh për ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse dhe për zëvendësimin e termocentraleve të vjetruara.
Dajana Berisha, nga FIQ lidhur me zhvendosjen e qytetarëve ka thënë se nuk është e domosdoshme vetëm fakti që po i zhvendos këta njerëz po i lëvizë nga një mjedis ku kanë jetuar për vite me radhë.
Sipas saj, atyre qytetarëve duhet siguruar jo vetëm një kompensim kesh që është minimunimi, por t’iu sigurohet standarde të jetesës së nevojshme ashtu si e kanë pasur përpara. “Një projekt i tillë madhor supozohej që të krijojë vende pune. Një projekt i tillë supozohej që të krijojë zhvillim, por realisht ajo çka ka ndodhur dhe që po shohim në këtë komunë është një nivel varfërie e jashtëzakonshme. Një komunë, e cila 55 për qind e tokës së saj është konsideruar tokë bujqësore, një komunë në të cilën vetëm 22 për qind e popullsisë është e punësuar dhe kjo kryesisht në KEK pjesa tjetër e banorëve kanë mungesë absolute të infrastrukturës më bazike siç janë shërbimet mjekësore, arsimore…”, ka thënë Berisha.
Edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se është fat që Kosova ka një mihje të tillë si ajo në Obiliq, por që sipas tij, kjo është fatkeqësi për banorët e kësaj qyteze, të cilët ballafaqohen me këtë problem çdo ditë.
Ai ka thënë se në vendin ku prodhohet rryma, banorët kanë probleme me mungesë të rrymës. “Problem tjetër është edhe aspekti i ambientit, rrezikshmërisë”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit