LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e Re”, jodomosdoshmërisht me “Contour Global”

“Kosova e Re”, jodomosdoshmërisht me “Contour Global”

Qeveria e Kosovës nuk ka alternativë tjetër përveç ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”. Por, alternativë ka për mënyrën e ndërtimit dhe kompaninë që do të tenderojë atë, nëse kompania e vetme që ka dorëzuar ofertën nuk i pranon kushtet e Qeverisë së Kosovës.

Ky është mesazhi që ka marrë kompania “Contour Global”, e cila ka kërkuar që norma e brendshme e kthimit të jetë 23-27 për qind. E norma e brendshme e kthimit, që njihet në gjuhën financiare si IRR, do të jetë njëra nga pikat që do të negociohet me kompaninë amerikane, “Contour Global”, pasi Qeveria nuk e pranon një IRR kaq të lartë për një projekt të tillë, shkruan Koha Ditore.

Gazeta kishte raportuar se një nivel i tillë i IRR-së nënkupton që investitori synon t’i kthejë investimet e bëra vetëm katër vjet pas lëshimit në operim të termocentralit. Niveli i IRR-së është njëri nga faktorët që pritet të ndikojë në çmimin e energjisë elektrike së bashku me faktorë të tjerë, siç janë: teknologjia që do të instalohet, kostoja e ndërtimit dhe ajo e operimit. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori