LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e Re”, draft-marrëveshja u dërgohet investitorëve të para-kualifikuar

“Kosova e Re”, draft-marrëveshja u dërgohet investitorëve të para-kualifikuar

Pas aprovimit nga Qeveria e Kosovës, të propozim-vendimit të Komitetit Drejtues të Projektit “Kosova e Re” është aprovuar Draft Kërkesa për Propozime me draft Marrëveshjet e Projektit të cilat të martën i u është dorëzuar investitorëve të para-kualifikuar në garën për ndërtimin e TC “Kosova e Re”, projekt i cili sipas zyrtarëve të Qeverisë do të stabilizoj furnizimin me rrymë.

Investitorët e para-kualifikuar duhet të dorëzojnë komentet e tyre eventuale mbi draft dokumentacionin e tenderit deri më 30 shtator 2010. Pas procesit të shqyrtimit të komenteve të pranuara dokumentacioni final do t’i dorëzohet investitorëve në muajin tetor dhe ky do të jetë bazë për përgatitjen e ofertave, vlerësimin dhe shpalljen e fituesit.

Draft Kërkesa për Propozime me draft Marrëveshjet e Projektit përcakton strukturën e projektit ‘Kosova e Re’ dhe ndërlidhjen e komponentëve të ndryshëm të projektit:

Ndërtimi i termocentralit të ri “Kosova e Re” me kapacitet prej dy herë nga 300 megavat orë energji elektrike, ku njësia e parë pritet të futet në prodhimin e energjisë elektrike me 31 dhjetor të viti 2015 dhe njësia e dytë 6 muaj më vonë


Rehabilitimi i termocentralit Kosova B deri 31 dhjetor 2017 në mënyrë që të përmbushë të gjitha direktivat mjedisore të BE-së dhe të zgjatet jeta operacionale deri në vitin 2030.
Zhvillimi i mihjes se re ‘Sibovc Jug’ me rreth 330 milion t thëngjill e që do të mjaftonte për furnizimin e TC “Kosova B” dhe TC “Kosova e Re” si dhe do të plotësonte nevojat për thëngjill të TC “Kosova A” deri sa ky termocentral të mbyllet dhe del nga prodhimi.

Për më tepër projekti parasheh të ofrojnë burim të ngrohjes për sistemin e ngrohjes qendrore të Prishtinës.

Draft Kërkesa për Propozime përshkruan politikat e qeverise dhe gjendjen aktuale në sektorin e energjisë, strukturën dhe komponentët e projektit, procesin e vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit, udhëzimet për ofertuesit dhe çështjet e administrimit të procesit konkurrues, përshkrimin e zhvillimit të minierës, specifikacionin e parametrave teknik dhe të performancës të TC “Kosova e Re”, kërkesat për rehabilitimin e TC “Kosova B”, obligimet e palëve, dhe orarin e projektit.

Në garë për këtë projekt janë këto konsorciume:
Konsorciumi Adani Power / Adani Global nga India dhe Indonezia
Konsorciumi AES Eelctric Ltd / Demir Export A.S. nga SHBA dhe Turqia
Park Holding nga Turqia
Konsorciumu PPC / ContourGlobal LLP nga Greqia, Anglia dhe SHBA. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori