LAJMI I FUNDIT:

Kosova duhet të liberalizojë tregun e sigurimeve

Kosova duhet të liberalizojë tregun e sigurimeve

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Hashim Rexhepi tha se Kosova ka një liberalizim të kontrolluar të tregut të sigurimeve, mirëpo ende nuk e ka ligjin përkatës për sigurime të përgjithshme. Sipas tij, liberalizimi i plotë i tregut të sigurimeve do të ishte forma më e mirë për sektorin e sigurimeve në Kosovë.

Këto tema u diskutuan në konferencën e sotme rajonale e cila u mbajt në Prishtinë.

Përfaqësues të vendeve të rajonit, Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë thanë se ata kanë bërë një hap përpara në krijimin e legjislacionit për liberalizimin e tregut të sigurimeve në përputhje me standardet e BE-së. /telegrafi/