LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Franca së bashku në përmirësimin e gjendjes së ujit dhe mjedisit

Kosova dhe Franca së bashku në përmirësimin e gjendjes së ujit dhe mjedisit

Me qëllim të shkëmbimit të ekspertizës dhe përvojave mbi tema të ndryshme në fushën e ujit dhe mjedisit, duke përfshirë menaxhimin e burimeve ujore, organizimin e shërbimeve publike, standardet e zbatueshme për infrastrukturën e ujit dhe cilësisë së ujit të pijshëm, Ministria e ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe energjisë franceze, në bashkëpunim me Këshillin Ndërministror të Ujërave pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, kanë organizuar një konferencë dy ditore, mbi ujin dhe mjedisin.

Shkëmbimet do të mundësojnë identifikimin e akseve të mundshme të bashkëpunimit në mes të Francës dhe Kosovës në këtë fushë.

Ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapësinor Dardan Gashi tha se qëllimi i kësaj konference është që të forcohet bashkëpunimi në mes të qeverisë franceze dhe Kosovës, në përmirësimin e situatës në Kosovë, sa i përket ujit, qoftë në aspektin e ujit të pijshëm qoftë në shfrytëzimin e ujit si aset i zhvillimit të vendit.


Ndërsa pohoi se në Kosovë, situata sa i përket ujit të pijshëm, e po ashtu ujërave të zeza, nuk është aspak e mirë.

“Siç e dini situatat nuk është e mirë në Kosovë, qoftë në aspektin e ujit të pijshëm , qoftë në ujërat e zeza. Qëllimi kryesor ku unë e kam pasur fokusin si ministre me qeverinë franceze, është që të përmirësohet situatat s ai përket ujërave të zeza. Kosova nuk ka trajtim të ujërave të zeza. Ne kemi filluar tani me një projekt në bashkëpunim me Qeverinë gjermane në Prizren. Idea është që me Qeverinë franceze të fillojmë sa i përket Prishtinës dhe komunave përreth Prishtinës. Është një projekt i një lartësie financiare për afro 80 milion. Presim që në bashkëpunim me qeverinë franceze dhe donatorët tjerë ta ekzekutojmë viteve të ardhshme”, tha ai.

Ndërsa Dardan Sejdiu, nënkryetar i Prishtinës, tha se seminari i organizuar nga ambasada franceze së bashku me Qeverinë e Kosovës, është në funksion të gjetjes së mënyrave, që trajtimi i ujërave të zeza dhe furnizimi me ujë të pijshëm, të bëhen pjesë integrale e mendimit strategjik për zhvillimin e këtij vendi.

Ndërsa pohoi se kryeqyteti edhe 15 vite pas luftës, po ballafaqohet me mungesë të theksuar të furnizimit me ujë, por se ky problem sipas tij do të zgjidhet gjatë mandatit të kryetarit të tanishëm Shpend Ahmeti.

Ndërsa nuk kurseu kritika në adresë të Qeverisë së vendit, e cila sipas tij,investimin në ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza nuk e sheh, si diçka që sjellë poena politik. Sipas tij as qeverisja qendrore dhe as ajo komunale, nuk duhet të mendoj për këtë çështje në aspektin politik, se kush po merr poenat për zgjidhjen e problemit, por ta zgjidh atë.

“Ne jemi si qeverisje të bindur se në mandatin tonë të parë qeverisës, do të zgjedhim dhe problemin e ujit të pijes, por dhe problemin e trajtimit të ujërave të zeza. Ndonëse është e domosdoshme që të kemi dhe një qeveri të përgjegjshme, e cila investimin në ujë dhe trajtimin në ujëra të zeza nuk e sheh, si diçka që nuk sjellë poena politik. Mendësia e poenave politik, asnjëherë nuk e zgjidh problemin e ujit dhe trajtimit të ujërave të zeza. Në fund tash e pash një prezantim që mbi 50 për qind të fshatrave në Kosovë, nuk kanë qaje në kanalizim. Dhe në vend se të ndërtojmë auto-udhë për prodhues të huaj, është mirë që të ndërtojmë kanalizim , trajtim të ujërave të zeza dhe furnizim me ujë të pijshëm, për qytetarë tonë, e që do të kushtonte shumë më lirë se sa një auto-udhë që po e ndërtojmë tash për Shkup”, tha Sejdiu..

Ai theksoi se ata janë zotuar politikisht, por dhe me buxhetin e vitit 2015, që aty ku kanë mundësi dhe kompetenca, të investojnë në trajtimin e ujërave të zeza, pasi që janë ndarë një shumë e konsiderueshme të mjeteve për trajtimin e ujërave të zeza. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Cinestar
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori