LAJMI I FUNDIT:

Kosova apo UNMIK-u, kryesojnë CEFTA-n

Kosova apo UNMIK-u, kryesojnë CEFTA-n

Autoritetet kosovare kanë bërë të gjitha përgatitjet që vitin e ardhshëm të drejtojnë CEFTA-n. Por, Ministria e Ekonomisë në Serbi ka paralajmëruar se UNMIK-u do të menaxhojë këtë mekanizëm dhe jo institucionet e Kosovës. Përfaqësues të administratës së Kombeve të Bashkuara thonë se është ende herët për të dhënë sqarime lidhur me çështjen në fjalë.

Kosova është e gatshme që, vitin e ardhshëm, të udhëheqë Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA, thonë zyrtarë qeveritarë.

Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se autoritetet kompetente tashmë kanë përgatitur programin për të kryesuar me CEFTA-n, i cili, sipas tij, është aprovuar nga të gjitha vendet anëtare të këtij mekanizimi.

“Është edhe programi që është aprovuar nga të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s dhe në këtë drejtim nuk shoh kurrfarë problemi. Do të thotë, Kosova do të jetë udhëheqëse e CEFTA-s, ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e CEFTA-s“, tha Keqa pwr Evropën e Lirë.


Gjatë këtij viti, me këtë mekanizëm ndërkombëtar po udhëheq Serbia.

Së fundmi, Ministria e Ekonomisë së Serbisë ka paralajmëruar se, vitin e ardhshëm, me CEFTA-n do të kryesojë UNMIK-u, si anëtar dhe nënshkrues i kësaj marrëveshjeje në emër të Kosovës.

Kryesimi i CEFTA-s bëhet në bazë të parimit rotativ dhe sipas radhitjes alfabetike.

Ndërkaq, zëdhënësi i administratës së UNMIK-ut, Jacob Quinn, thotë se është herët për të dhënë sqarime lidhur me këtë çështje. Sipas tij, çdo zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët, është e pranueshme edhe për këtë administratë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori