LAJMI I FUNDIT:

Kosova anëtarësohet në Organizatën Evropiane për Cilësi

Kosova anëtarësohet në Organizatën Evropiane për Cilësi

Pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë dhe disa vendeve të rajonit, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Organizatën Evropiane për Cilësi, në Federatën Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik dhe atë për Menaxhimin e Projekteve. Kështu njoftuan zyrtarët e Aleancës Kosovare të Biznesit, në një konferencë për media në Prishtinë.

Kosova, përveç përfaqësimeve diplomatike dhe njohjeve ndërkombëtare, ka nevojë të integrohet edhe në mekanizma profesional e shkencorë. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se anëtarësimi i Kosovës në këto tre mekanizma ndërkombëtarë, pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme.

Përfaqësuesi i AKB-së për Evropë, Edmond Hajrizi, tha se Kosova ka aplikuar para një viti për t’u bërë anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi, dhe vlerësoi se vetëm përmes investimeve në cilësi, mund të arrihet synimi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në Organizatën Evropiane për Cilësi bëjnë pjesë 34 bizneset dhe institucionet evropiane që merren me menaxhim të cilësisë, dhe ajo bashkëpunon me organizatat simotra në SHBA dhe Azi. Prandaj, përmes pjesëmarrjes aktive, Kosova është integruar në një aleancë globale të vlerave, theksoi Hajrizi.


Ai njoftoi edhe për anëtarësimin e vendit në Federatën Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik dhe Asociacionit për Menaxhimin e Projekteve.AKB-ja ka kontaktuar me qeverinë dhe së shpejti pritet të ndërmerren hapa konkretë për paraqitjen në këto mekanizma si një trup i përbashkët, theksoi kreu i AKB-së, Agim Shahini./rtklive/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori