Kërkesa e Presidentit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, që ai po e quan korrigjim të kufirit, ka hasur në kundërshtim të madh.
Faktori politik në vend, po e kundërshton prekjen e kufijve, ndërsa Thaçi po “izolohet” me këtë ide edhe nga miqtë ndërkombëtarë.
Kryeministri Ramush Haradianaj, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mundësinë e prekjes së kufijve, ka thënë se do të nënkuptonte luftë.
“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, deklaronte Haradinaj në RTV Dukagjini.
Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, u deshtë kohë të pozicionohet për këtë çështje.
“Sovraniteti dhe integriteti i shtetit për neve janë të pacenueshme. Çdo deklaratë tjetër, çdo qëllim tjetër, më tepër është lojë për me nxitë pasiguri, frikë dhe paqartësi, që më së paku i bën dobi Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar Veseli.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se problemi i Luginës, nuk rregullohet me logjikën e korrigjimit të kufijve.
“Korrigjimi i kufirit është çështje minore. Nuk rregullohet problemi i Kosovës Lindore me logjikën e demarkacionit të korrigjimit të kufijve”, kishte deklaruar Kurti.
Gjithashtu edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa është shprehur se deklaratat për korrigjim kufijsh janë retorikë shterpe dhe e rrezikshme.
“Njëri premton se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë, e tjetri se korrigjimi i kufijve shkakton luftë, por të gjithë qeverisin bashkërisht, së bashku i ndajnë rolet, së bashku paraqiten në Bruksel dhe bashkërisht mundohen të mashtrojnë opinionin. Nuk i besohet as njërit e as tjetrit. Në Ballkan nuk ridefinohen kufijtë mbi baza etnike – as me referendum të njëanshëm dhe as me konferenca për shtyp”, ka shkruar ai.
Shefi i grupit parlamentar të Nismë Socialdemokrate, Bilall Sherifi deklaratat e shefit të shtetit i quan të rrezikshme dhe nuk përkojnë më interesat e Kosovës.
Por, Presidenti Thaçi nuk po përkrahet as në arenën ndërkombëtare. Kancelarja gjermane, Angela Merkel thotë se kufijtë nuk preken.
“Çështja e parë është integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një gjë e shenjtë dhe këtë duhet ta përsërisim gjithnjë, sepse gjithnjë ka përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë. Këtë ne nuk mund ta bëjmë. Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos