LAJMI I FUNDIT:

Korren 90 për qind të sipërfaqeve

Korren 90 për qind të sipërfaqeve

Deri më tani fushata e korrje shirjeve është realizuar rreth 90 për qind, kurse rendimentet për hektarë sillen prej 3300 – 3600 kilogramë kanë bërë të ditur zyrtarë nga ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH), të cilët në bashkëpunim me komisionin për monitorimin e fushatës së korrje-shirjeve dhe drejtoritë përkatëse komunale, kanë përpiluar raportin preliminar për ecurinë e të korrurave.

“Këtë vit procesi i korrje-shirjeve të drithërave të bardha, si rezultat i kushteve të pafavorshme klimatike, ka filluar me vonesë në krahasim me vitet e kaluara dhe deri më tani, realizueshmëria e të korrurave sillet rreth 90 për qind, të mbjella në tërë territorin e vendit. Sipas të dhënave nga terreni, mesatarja e rendimenteve të arritura në këtë vit sillet rreth 3.300 – 3.600 kilogramë për hektarë”, thuhet në komunikatën për media.

Pasi të përfundojë fushata e korrje shirjeve, MBPZHR-ja do të dalë me raportin përfundimtar. /telegrafi/