LAJMI I FUNDIT:

Korçë, banorët kundërshtojnë ngritjen e memorialit grek

Korçë, banorët kundërshtojnë ngritjen e memorialit grek

Banorët e fshatit Boboshticë në Korçë, kanë kundërshtuar ngritjen e memorialit të ushtarëve grekë në këtë fshat. Ata thonë se në këtë zonë ka pasur vetëm dy ushtarë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, eshtrat e të cilëve, sipas banorëve, janë marrë prej dekadash.

"Komuna nuk ka dhënë lejë për ndërtime në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë", ka thënë Flamur Sala, kryetari i komunës së Drenovës, nën juridiksionin e të cilës është ky fshat. Ndërtimi i memorialit dhe zgjerimi i tij, ka dëmtuar varrezat e fshatit.

Sipas Gazetës Start, banorët shprehen se “Omonia”, organizata e minoritarëve grekë në jug të vendit, ka betonuar varret e tyre. Në atë vend është ngritur edhe një kryq i madh, i cili është vendosur në mes të varrezave dhe se rreth 100 metra në perëndim të kryqit ndodhet Manastiri i Shën Mërisë. /Telegrafi/