LAJMI I FUNDIT:

Konstituimi i Kuvendit para 10 korrikut?

Konstituimi i Kuvendit para 10 korrikut?

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë para datës 10 korrik. Të paktën kështu kanë paralajmëruar zyrtar nga koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN.

Sipas tyre, konstituimi i organit më të lartë legjislativ do të ndodhë në 10 ditshin e parë të muajit korrik.


Në PAN janë bindur se nuk do të ketë vonesa në krijimin e institucioneve.

“Posa t’i certifikoj KQZ rezultatet zgjedhore, dhe të kryhen proceduarat e nevojshme ligjore do të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit. Nuk kemi arsye qe të humbet kohë në këtë drejtim. Ka një ujdi mes partnerëve të koalicionit qe ky proces të ndodhë në afat rekord”, ka thënë ky zyrtar i lartë nga koalicioni PAN në kushte anonimiteti.

Po ashtu ai ka bërë se tanimë janë siguruar votat e nevojshme edhe për formimin e Qeverisë dhe nuk do të ketë nevoje për mandatar të dytë.

Koalicioni i përbërë nga PDK-AAK e Nisma në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka fituar 39 mandate në Kuvendin e Kosovës. Përveç votave të minoriteve, PAN llogarit edhe në disa vota të deputetëve nga AKR dhe LDK për të votuar Qeverinë.

Sipas marrëveshjes për koalicion parazgjedhor, posti i kryeministrit i takon AAK-së, posti i kryetarit të Kuvendit PDK-së, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt do të ketë postin e zv-kryeministrit.

PDK e Nisma ende nuk kanë vendosur se kujt do t’ia besojnë këto dy poste./Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori