LAJMI I FUNDIT:

Konjufca i befasuar me vendimin e Kushtetueses: Nuk kam pritur se do t’i shpallë zgjedhjet

Konjufca i befasuar me vendimin e Kushtetueses: Nuk kam pritur se do t’i shpallë zgjedhjet

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kjo parti ka besuar se kauza e ngritur në Gjykatën Kushtetuese ka qenë e drejtë.

“Unë kam menduar se Gjykata do ta konstatonte vetëm mungesën e legjitimitetit të votës së deputetit Ethet Arifi, por nuk kam pritur se gjykata do t’i shpallë zgjedhjet”, tha ai në “Debat Plus”.

Konjufca thotë se edhe nëse Gjykata do të thoshte se në sallë kanë qenë vetëm 60 vota të vlefshme mjaftonte që vendi të shkojë në zgjedhje.


“Gjykata ka dashur të shprehet në një formë më eksplicite”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Jashtëm nga radhët e LVV-së thotë se ky subjekt nuk është pajtuar shumë herë me vendimet e Kushtetueses por sipas tij kësaj radhe vendimi i saj ka mbështetur pretendimin e Vetëvendosjes.

“Kushtetuesja nuk është fare profesionale pasi ka krijuar pasoja që tashmë po mundohet t’i përmirësoj”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori