LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Nuk është e vërtetë që Vetëvendosje po e kërkon postin e Presidentit

Konjufca: Nuk është e vërtetë që Vetëvendosje po e kërkon postin e Presidentit

Nënkryetari i Lëvizjes  Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij nuk ka ambicie për të marrë postin e Presidentit të shtetit.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se bashkëpunimi i LDK deri te Presidenti ka qenë shumë konstruktiv.

Ai ka thënë se çështjen e Presidentit nuk e ka hapur Vetëvendosje por LDK-ja, përcjell Telegrafi.


“Nuk është e vërtetë se Vetëvendosje po kërkon postin e Presidentit. Edhe Kryeministrin ne nuk po e kërkojmë. Atë e kanë vendosur qytetarët. Ne vetëm po kërkojmë kritere”.

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes thotë se kjo parti që nga viti 2014 ka qenë e përcaktuar për një koalicion me LDK-në.

“Gabimi i LDK-së ka qenë “Zajednica”. Unë jam i lumtur që është anuluar nga Gjykata Kushtetuese. Edhe LDK është gëzuar për një veprim të tillë nga Kushtetuesja”.

Konjufca: Këto janë pesë kompromiset që Vetëvendosje i bëri ndaj LDK-së
Lexo po ashtu Konjufca: Këto janë pesë kompromiset që Vetëvendosje i bëri ndaj LDK-së

Konjufca thotë se parulla “Isë Isë argat i Serbisë” nuk ka qenë qëndrim politik i Vetëvendosjes, por një parullë e një protestuesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori