LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Gjykata Speciale u themelua pas presionit të “hatashëm” nga Hashim Thaçi te deputetët e PDK-së

Konjufca: Gjykata Speciale u themelua pas presionit të “hatashëm” nga Hashim Thaçi te deputetët e PDK-së

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë kritika të forta për klasën politike që ka qeverisur nga paslufta.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se faji për zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale janë të politikës.

“Kjo ka ndodhur pasi që nga çlirimi i Kosovës, UÇK-ja është braktisur nga subjektet politike që kanë qeverisur. Kjo ka ndodhur sidomos pas shpalljes së pavarësisë. Këta politikanë që e kanë qeverisur Kosovën nuk e kanë pasur gajle të mbrojnë qëndrimin e Kosovës karshi Serbisë si një shtet që ka kryer masakra të mëdha”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-ministri i Jashtëm në Qeverinë Kurti thotë se nga viti 2011 Thaçi e ka monopolizuar dialogun me Serbinë.

“Tash po aktualizohet ajo që e kanë votuar 80 deputetë në vitin 2015 e që në argumentet e Vetëvendosjes kjo ka qenë e njëanshme. Ne kemi thënë që në çdo luftë ka krime dhe duhet hetuar. Por të thuash se duhet të gjykohen krimet e shqiptarëve, kjo është gabim”.

Konjufca thotë se fatkeqësia është se Gjykata Speciale njëherë dështoi të votohej në Kuvend.

“Edhe një pjesë të deputetëve të PDK-së ishin bindur të mos votohet  Gjykata Speciale. E dimë që kontributin kryesorë për të bindur këta deputetë të votojnë Specialen ishte Thaçi. Gjykata Speciale u votua pas një presioni të hatashëm të Presidentit Thaçi mbi deputetët e PDK-së. Shatë-tetë deputetë që në fillim kishin kundërshtuar, e ndryshua qëndrimin e tyre dhe themeluan Gjykatën Speciale”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori