LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Abdixhiku ia ka huqur me deklaratën se Kurti ka ide të zhbërjes së shtetit

Konjufca: Abdixhiku ia ka huqur me deklaratën se Kurti ka ide të zhbërjes së shtetit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjfuca ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte thënë se “idetë e Albin Kurtit për zhbërjen e shtetit të Kosovës janë të gabuara”.

Konjufca ka pohuar se Abdixhiku ia ka huqur me atë deklaratë.

“Rritja e bashkëpunimit me Shqipërinë absolutisht nuk është zhbërje e shtetit të Kosovës. Është krejtësisht e huqur nga ana e zotëri Abdixhikut. Nuk e di se përmes kësaj gjuhe cilëve qytetarë të Kosovës ai po i flet? Kënd po e targeton përmes kësaj? Gjuhën e tij askush në Kosovë nuk e kupton. Pse? Sepse bashkim kombëtar s’ka meqë është e pamundshme në këto rrethana dhe jo pse s’do kombi shqiptar. Zotëri Abdixhiku po thotë s’duhet, këtë s’e merr vesh askush”, tha ai në Klan Kosova.


Konjufca tha se për temën e bashkimit kombëtar ka nevojë më shumë të flitet në tryeza shkencore ku janë në formë më të stërholluar dhe më intelektuale diskutimet.

Ndryshe, Abdixhiku ditë më parë i kishte quajtura të gabuara idetë e Kurtit.

“Besoj që idetë i ka të gabuara Kurti. Ka një frymë që i është dhënë një mundësi dhe kjo mundësi s’duhet ndalur. Për bindjet e mia idetë e majta janë thelbësisht të gabuara për Kosovën, në pjesën më të madhe të tyre. Idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë thelbësisht të gabuara. Është platformë e tij politike dhe këtë e kemi të qartë po besoj”, kishte pohuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

Lajme
Hoxha: Duhet të ketë pajtim qeverisës LVV-PDK ose LVV-LDK për të kaluar vitin

Hoxha: Duhet të ketë pajtim qeverisës LVV-PDK ose LVV-LDK për të kaluar vitin

Politikë
Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Lajme
“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

Drejtësi
Kalo në kategori