LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 222 telefona në aeroport

Konfiskohen 222 telefona në aeroport

Njësitë e Doganës së Kosovës, respektivisht dega doganore në Aeroport ka konfiskuan sasi të konsiderueshme të telefonave mobil të cilët ishin fshehur në dy çanta. Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë ushtrimit të kontrollit në Aeroportin e Prishtinës arritën të gjanin tek një udhëtari i cili vinte nga Zvicra sasi të konsiderueshme të telefonave mobil.

Ky udhëtar mbate dy çanta të cilat oficerët doganor fillimisht i skanuan dhe arritën të dallonin se kishte të fshehur diçka në çanta. Pas hapjes fizike të këtyre çantave dyshimet e oficerët u vërtetuan, Nokia 2330 62 copë, Nokia 1209 10 copë, Samsung M610 129 copë, Samsung C270 21 copë, apo Totali 222 copë.

Supozohet se vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është mbi 6700 euro. Malli është konfiskuar dhe lënda procedohet më tej në komisionin për kundërvajtje.