LAJMI I FUNDIT:

Konferencë për energjetikën

Konferencë për energjetikën

Korporata Energjetike e Kosovës dhe Alb-konfindustria do të nënshkruajnë nesër një marrëveshje për organizimin e forumit ndërkombëtar “Kosova- mundësi energjetike” që do të mbahet në Prishtinë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe Administratori i përgjithshëm i Alb-konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

Ky forum do të organizohet nga Alb-konfindustria me mbështetjen e Ministrisë së Energjitikës dhe Minierave të Kosovës nën kujdesin e veçantë të ministres Justina Shiroka – Pula, në bashkëpunim me KEK-un dhe Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT).

Forumi ka të bëjë me prezantimin e politikave energjetike, kapaciteteve të reja gjeneruese dhe linjave energjetike të Kosovës para akterëve të kësaj fushe, ndërsa edhe kompanitë më renome do të kenë mundësinë e paraqitjes së projekteve, përvojës dhe fuqisë së tyre financiare, teknologjike dhe menaxheriale dhe atë të ekspozimit. /Telegrafi/