LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e dytë ndërkombëtare e sigurimeve

Konferenca e dytë ndërkombëtare e sigurimeve

Sot në Prishtinë do të mbahet konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Sigurimeve e cila organizohet nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Në këtë konferencë do të diskutohet për trendin e zhvillimeve në industrinë e sigurimeve dhe gjetjen e alternativave më efikase për anëtarësimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit në Këshillin e Byrove.

Konferenca është paraparë të organizohet në dy sesione.

Në sesionin e parë do të mbahen fjalime nga përfaqësues të Këshillit të Byrove dhe njohës të rëndësishëm të tregut së sigurimeve.


Ndërkaq në sesionin e dytë do të zhvillohet një diskutim nga paneli i përbërë nga ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe duke ofruar mundësi të vlefshme për shkëmbim të pikëpamjeve dhe eksperiencave. /Telegrafi/