Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë, priti në një takim sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Hasn-Dieter Steinbach, i cili shoqërohej nga përfaqësuesit e odave ekonomike të Gjermanisë, përkatësisht nga Otto Kentzper, kryetar i odave zejtare, Vilhem Hideing, nga Oda Zejtare në Dortmund, Marcel Schwickert, nga GTZ-ja, Jurgen Back, dekan i Universitetit Bochum dhe Ekrem Hyseni, menaxher në GTZ.
Në këtë takim moti pjesë edhe, Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës i cili shoqëronte përfaqësuesit e komunitetit të biznesit gjerman me të cilët kooperojnë në fushën e afarizmit.
Bashkëpunimi institucional në vazhdimësi dhe në fushën e ekonomike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, ishte temë diskutimi mes delegacionit vendor dhe ati gjerman.
Ministri Zharku, në gjatë bisedës me mysafirë, ka pohuar se bashkëpunimi bilateral institucional do të jetë në vazhdimësi në mes dy vendeve.
“Bashkëpunimi i jonë me institucionet gjermane mendojmë të shtrihet, përveç bashkëpunimit institucional, edhe në përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që njëherësh është edhe shtylla e afarizmit kosovar”.
“Edhe përmes Agjencisë për Promovimin e Investimeve dhe në bashkëpunim me OEK-un po mundohemi të promovojmë mundësitë që ofron Kosova për investime, si dhe afirmimin e afarizmit kosovar në arenën ndërkombëtare", ka shtuar tutje ministri Zharku.
Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Hasn-Dieter Steinbach, ka pohuar se bashkëpunimi institucional në mes dy vendeve do t’i zhvillonte ekonomitë e të dyja palëve.
Në anën tjetër, kryetari i Odës Zejtare të Gjermanisë, Otto Kentzper potencoi se ndërtimi i urave të bashkëpunimit me partnerët është thelbësore në ndërtimin e marrëdhënieve të mira afariste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë