LAJMI I FUNDIT:

Komunat nuk mund të bëhen shtete, dhe të vendosin për të ardhmen e kompanive shtetërore

Komunat nuk mund të bëhen shtete, dhe të vendosin për të ardhmen e kompanive shtetërore

Profesori i ekonomisë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Muhamet Mustafa, ka mirëpritur vendimin e minatorëve për pezullimin e grevës, me qëllim që të gjendet një zgjedhje më e mirë.

Sipas tij, Komunat nuk mund të vendosin për Trepçën.

“Sa i përket komunave, as komuna verior e as jugore, nuk do të vendos për Trepçën. Për Trepçën do të vendos Kuvendi dhe kushdo që përhap dezinformata dhe shqetësime nuk është e drejt. Askush nuk do të lejon që komunat të bëhen shtete dhe të vendosin për të ardhmen e kompanive shtetërore. Prandaj mos i shqetësoni qytetarët me këso dezinformata për Trepçën. Qeveria e Kosovës nuk i sjell vendimet me nervozen e deklaratave të Vuçiqit por i sjell në interes të popullit”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/