LAJMI I FUNDIT:

Komunarët debat me qytetarë për leje ndërtimi

Komunarët debat me qytetarë për leje ndërtimi

Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtes së Mjedisit organizoi një diskutim me qytetarë në të cilin u diskutua lidhur me zgjidhjen urbane të bllokut C2 në lagjen “Prishtina e re” – zona perëndim.

Me këtë rast, këshilltarja e drejtori Liburn Aliu, Gyler Mydyti tha se është themeluar një grup për zgjidhje urbane që ka ndërtuar një proces të punës ku një leje ndërtimore mos të merret si leje parciale, e cila në një mënyrë mund të shkaktojë probleme të ndryshme duke dëmtuar pronat e qytetarëve të tjerë, por kjo të rregullohet me zgjidhje të përbashkët urbane.

Mydyti foli konkretisht për rastin C2 i cili është në proces pasi që pronarëve ende nuk iu është dhënë leja e ndërtimit, ngaqë fillimisht është bërë zgjidhja urbane përmes së cilës qytetarë e kësaj zone do ta kenë shumë lehtë që të kërkojnë kushtet ndërtimore dhe të pajisen me leje ndërtimore.


“Edhe ata që nuk kanë kërkuar leje ndërtimore në të ardhmen do të kenë mundësinë që paraprakisht ta dinë se ku do të kenë se sa sipërfaqe ndërtimi iu takojnë atyre. Në bazë të gjitha këtyre studimeve që i kemi bërë, të gjithë banorët duhet të kenë gjendjen ekzistuese të terrenit në të cilin duan të intervenojnë. Ekzistojnë të dhëna që duhet të merren nga Drejtoria e Kadastrit në mënyrë që të identifikohet prona, madhësia e saj, të drejtat ndërtimore që i kanë në bazë të planeve rregulluese ose planeve zhvillimore që ne i kemi si ligj në Drejtorinë e Urbanizmit. Pra, si kapitull të dytë i kanë kushtet urbanistike që parashihen po në atë pronë të paraparë më plan zhvillimor urban dhe plan rregullues urban. Si fazë e tretë është llogaritë që i bëjnë në bazë të këtyre kushteve urbanistike. Procesi i llogarisë së kushteve urbanistike na ka zgjatur në mënyrë që të identifikohen parakushtet që mos të ndodh të favorizohet njëra palë, e të dëmtohet një palë tjetër. Pra, e definojmë kufirin e bllokut urban që parashihet me planin rregullues dhe i bëjmë të gjitha kalkulimet përkatëse për atë bllok dhe vazhdojmë më pas me zgjidhjen urbane”, tha Mydyti.

Në këtë diskutim me qytetarë u tha se për ta bërë një zgjidhje urbane paraqitet nevoja e një riparcelimi që duhet të bëhet, ose të bashkohen pronat që plotësojnë kriteret urbanistike dhe të bëhet ajo zgjidhje urbane.

“Me kërkesë të pronarëve, e kemi shtjelluar në këtë rast lagjen “Prishtina e re”, zona perëndim, që përkufizohet me 290 hektarë. Jemi munduar që brenda kësaj tërësie, ashtu siç parashihet në planin rregullues, të bëhet zgjidhja urbane. Janë identifikuar ndarjet kadastrale dhe pronat brenda këtij blloku urban. Janë ftuar të gjithë pronarët që parashihen brenda këtij kufiri nëse janë dakord me zgjidhjen urbane që ne e ofrojmë. Në këtë pjesë përfshihen edhe pronat komunale dhe eventualisht ato shoqërore”, tha Mydyti.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Financave dhe Pronës, Visar Berisha tha se në rastet kur në zgjidhjet në bllok ndodhen edhe pronat komunale me qëllim që të bëhet zgjidhja dhe jepet mundësia pronarëve të tokave ta realizojnë të drejtën e ndërtimit në atë pjesë, është e nevojshme që të kalohet në procedurë të këmbimit të pronës komunale me pronat komunale.

“Në bashkëpunim me drejtorinë e Urbanizmit pak a shumë është përcaktuar pozicioni se ku do të grumbullohen të gjitha këto prona komunale (në lagjen Prishtina e re) që të kalojnë në një pozicion ku mund të ndërtohet infrastrukturë me interes publik për Komunën. Kriteret mbi të cilat përcaktohet destinimi i asaj sipërfaqe kanë të bëjnë me nevojat e asaj lagje për infrastrukturë të caktuar publike, pra nëse do të jetë shkollë, çerdhe, ambulantë etj, është çështje që vendoset varësisht nga zgjidhja për tërë lagjen”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori