LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Shtimes: S’jemi komunë e luksit

Komuna e Shtimes: S’jemi komunë e luksit

Zyrtarët e Komunës së Shtimes, kanë reaguar duke thënë se nuk e kanë zgjedhur operatorin më të shtrenjtë për furnizim me material për zyre por ky operator sipas tyre ka qenë më i lirë.

Komuna e Shtimes ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në gazetën “Tribuna”, ku flitet për tenderin “Furnizim me material për zyra për institucionet e Komunës së Shtimes”. Me këtë rast thuhet se gjoja kompania “Promix” është zgjedhur për furnizim me ofertën më të shtrenjtë për 267 mijë euro.

“Në fakt, sa për sqarim të opinionit të gjerë publik nuk është e vërtetë, meqë kompania në fjalë “Promix” është më e lirë në shumën prej 1,573.20 euro (çmimi për njësi). Ndërkaq, kompania “Libri” ka ofruar ofertën më të shtrenjtë gjithsej 1,840,39 euro (çmimi për njësi). Domethënë për 216.19 euro, kompania “Promix”  ka qenë më e lirë”, thuhet në reagimin e Komunës së Shtimes.  /Telegrafi/